2021-ta vit i rekordeve në eksport, SHBA-ja bëhet tregu i parë i prodhimeve të Kosovës

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Viti 2021 konsiderohet vit i rekordeve në aspektin e eksportit të përgjithshëm, ku rritja e saj ishte në vlerën prej 712 milionë euro. Eksportet drejt Shqipërisë kapin shifrën 109 milionë eurove, ku në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë 101 milionë euro, raporton Ekonomia Online

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se në aspektin e përqindjes kanë arritur vlerën 62 për qind krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa drejtori i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, rritjen e eksportit drejtë SHBA-së, e sheh si pozitive dhe ndihmesë për ekonominë vendëse.

Zeka për Ekonomia Online, ka thënë se që nga shpërthimi i pandemisë prodhuesit nga Kosova kanë arritur që shumë mirë të shfrytëzojnë këtë hendek të krijuar në furnizimin ndërkombëtar.

“Ajo çka kemi parashikuar si Odë Amerikane por edhe asociacionet tjera të biznesit dhe ekspertët e ekonomisë prej shpërthimit të pandemisë e tutje ç’rregullimet në zinxhir global të furnizimit do të krijonin mundësi për prodhuesit nga Kosova sidomos ata që kanë potenciale të eksportit për të zëvendësuar disa prej prodhuesve që kanë qenë me bazë në kinë dhe shtete të tjera aziatike. Prodhuesit nga Kosova kanë arritur që shumë mirë të shfrytëzojnë këtë hendek të krijuar furnizimin ndërkombëtar me mallra edhe pse në rastin e Kosovës bëhet fjalë vetëm për një kompani të vetme për vetëm një prodhues i cili një produkti me vlerë të madhe kundrejt eksporteve për prodhimin e dyshekëve që kanë depërtuar jashtëzakonisht mirë në tregun e  SHBA-së”, ak thënë Zeka.

“Kosova përfiton nga aranzhimi  tregtar që mundëson eksportin e mijëra mallrave nga Kosova në ShBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore. Prodhuesit tjerë duhet të ndjekin këtë shembull dhe nuk duhet të shohin tregun e Amerikës si treg të largët. Megjithatë tregu amerikan ofron mundësi për potenciale të Kosovës në sektorë të industrisë. Kemi një eksport edhe të produkteve plastike, të kafes dhe pijeve alkoolike. Industria jonë prodhuese jo vetëm që është zhvilluar në aspekt të kapacitete por edhe në aspektin e cilësisë. Jo vetëm që jemi cilësor sa i përket produkteve por prodhuesit po investojnë në ngritjen e cilësisë. Nuk është që ka munguar roli i institucioneve megjithatë ka pasur skema të ndryshme edhe nga ministria e tregtisë dhe industrisë në të kaluarën që të mbështesin prodhuesit me qertifikme me standarde ndërkombëtare, rol që duhet ta shohim te ministria e re e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë”, tha Zeka.

zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, thotë për Ekonomia Online, në vend të parë për nga ekjsporti është Shqipëria, ndërsa në vend të dytë mbetet SHBA-ja me 101 milionë euro

 “Viti i kaluar ka qenë një prej viteve rekorde në të cilin Kosova ka pasur eksportin e përgjithshëm. Realisht kemi pasur rritje të eksporteve në vlerë prej 712 milionë euro derisa ne aspektin e përqindjes kemi arritur vlerën 62 për qind krahasuar me vitin paraprak. Ka qenë një vit mjaft i mirë në aspektin e eksportit të produkteve. Ne vazhdojmë të prijmë eksportet tona drejt Shqipërisë me vlerë të eksportit 109 milion euro dhe pas Shqipërisë renditet ShBA me Vlerë 101 milionë euro. Edhe viti i kaluar ka qenë një prej viteve më të mira që nga themelimi i doganave në 20 vjet e fundit. Ne nuk kemi  pasur një lloj performancë në aspektin e planit të hyrave dhe kemi arritur 1 miliardë e 370 milion të grumbullohen për buxhetin e Kosovës që paraqet rritje 30 për qind rritje krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë ai.

“Si në aspektin e eksporteve poashtu edhe në aspektin e importeve Kosova ka shënuar një progres mjaft të madh. Kosova vazhdimisht lufton kontrabandën dhe vetë fakti që kemi rritje të hyrave të vazhdueshme nënkupton që zvogëlohet hapësira për aktivitete joligjore dhe kontrabanduesve sepse nuk mund të kemi joligjore. Nuk kemi ndonjë import qysh kanë qenë në periudhat paraprake. Ne kemi një grumbull të procedurave që janë me ndikim ekonomik dhe të gjithë investitorët të cilët kanë ardhur për tu interesuar nuk besoj që janë ndarë të kënaqur me procedurat që janë ofruar për shkak se procedurat tona janë të njëjta dhe zhvillohen në BE. Pra janë procedura të harmonizuara me Unionin Evropian. Duhet të luftojmë ekonominë joformale sepse luftimi i kësaj ekonomie nënkupton që më shumë vende pune”, tha Stavileci. 

Të ngjashme