Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord, shërben 2 milionë udhëtarë

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 10:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e arritjes së shifrës prej mbi 2 milionë udhëtarëve të shërbyer brenda një viti për herë të parë në historinë e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është shërbyer edhe udhëtari që ka mbërri këtë shifër, raporton Ekonomia Online.

Naser Sadriu nga Podujeva, është shpërblyer me një biletë kthyese dhe me shërbimet e aeroportit brenda një viti.

Saudriu, i cili jeton në Zvicër ka ardhur në Kosovë për një rast vdekjeje, ndërsa ka falënderuar aeroportin për këtë dhuratë.

Drejtori i operimeve, Gokman Aritay, ka thënë se numri i madh i udhëtarëve brenda këtij viti është një sukses i madh për aeroportin “Adem Jashari”.

“Është kënaqësi e imja të mirëpres udhëtarin e dy milionët, si festë historike. Numri i udhëtarëve është në rritje dhe ky llogaritet si sukses i aeroportit tonë”.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajt, ka thënë se ky sukses është i përbashkët dhe se ka premtuar se do të jetë mbështetës i fuqishëm i punëtorëve të zellshëm dhe kompanive.

“Ky është një mesazh për të gjitha kompanitë dhe ata që duan të investojnë në Kosovë se Kosova është hapësirë e mundësive për të investuar. Kjo është një storie që duhet të përkrahet dhe vetë dëshmia e sotme e pasagjerit të dy milionët ka një domethënie se ne nuk do te ndalemi këtu”.

“Ky aeroport ka pas sukses gjatë këtij viti. Ne kemi bërë investime edhe në zgjatjen e pistave për t’u për qytetarët”.

Të ngjashme