Agim Shahini: Humbje për ekonominë e Kosovës dhe Serbinë bllokimi i kufirit Jarinjë dhe Bërnjakë

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKB-se, Agim Shahini, vlerëson se skenat e djeshme ne veri të Kosovës janë shqetësim për tê gjitha palët paqedashëse dhe paqeruajtëse, por edhe humbje milionshe ekonomike për të gjithë komunitetin e biznesit, pasi që duhet përdorin rrugë të tjera mê të gjata për transportin e mallrave dhe ushtarëve.

“Diaspora jonë është e shqetësuar me situatën e mbrëmjes se djeshme ku u gjenden te bllokuar në rrugët e Rashkës dhe kjo ishte e papritur për ta dhe frikshëm edhe për investitorët e huaj”, ka shkruar Shahini, në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, derisa presidenti serb, Vuçiq provokon dhe kërcënon me deklarata duke lënë të kuptohet se ushtria serbe ēshtê në gadishmëri nē kufi, Kurti merr vendim të drejtë për reciprociteti. “Por pa u koordinuar mê faktorin ndërkombëtar e sidomos me SHBA-në, dhe u pa dje se ishte veprim jo i lehtë për zbatim pa partnerët ndërkombëtarë”.

“Ambasadori amerikan ishte i qartë dhe kërkoi për tê shtyrë zbatimin e vendimit për t’i dhënë mundësi zgjidhjes se problemit përmes dialogut dhe ky ishte veprim të cilin duhet ndjekur palët”.

Sipas Shahinit, vetëm BE-ja dhe ShBA-ja mund të zgjedhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme