AKB-ja gati për “Javën Kosovare të Biznesit”, kërkohet nga prodhuesit vendor mos ti rrisin çmimet

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 14:20 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjithçka është gati për hapjen zyrtare të “Javës Kosovare të Biznesit në Kosovë”.

Ky aktivitet me moton “Unë konsumoj prodhimet vendore”, ka për qëllim që sa më shumë të konsumohen prodhimet vendore.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, tha se AKB-ja që nga themelimi saj, misionin do ta ketë që të prodhoj prodhime vendore.

Ai tha se mirëpret vendimin e Qeverisë për masën ndaj Serbisë, duke thënë se Serbia tani më e din vetëm gjuhën e humbjes.

“Në kuadër të kësaj jave, qëllimet janë që të konsumohen sa më shumë prodhimet vendore. AKB-ja që nga themelimi saj misionin e saj do ta ketë që të prodhoj prodhime vendore. Ky trekëndësh mbyllet gjatë javëve të biznesit ku të gjithë akterët do ta kenë mundësi të bisedojnë mes veti. Nuk është lehtë të udhëtosh mijëra kilometra që ti promovosh prodhimet e vendit”, ka thënë Shahini, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në Kosovë mbetet një konkurrencë e padrejtë ndërsa ashpërsia e saj vjen nga vendet e CEFTA-s.

“E kemi pa që Serbia është e ashpër me Kosovën dhe gjithashtu shumë prezentë dhe prodhues vendor nuk kanë mundur ta përballojë këtë. Tani prodhuesit e vendit duhet të prodhojnë më shumë por duhet të kenë kujdes edhe me çmimet. Padrejtësisht është rritur çmimi i bukës dhe i miellit. Kërkoj nga prodhuesit e vendit mos ta shfrytëzojnë këtë moment për të keqen e konsumatorit dhe të mirën e vendit. Duhet të mbesim me çmime aktuale dhe të rrisim mundësinë e punësimit”, ka thënë Shahini.

Sipas tij, kjo taksë tenton ta detyron Serbinë për 12 pikat e prezantuara në Bruksel.

“Fitorja jonë është tek prodhuesit vendor. Furnizimi duhet të jetë konstant dhe prodhuesit duhet të u përgjigjen konsumatorit çdo moment. Tregtarët e vendit i ftoj të i hapin dyert edhe më shumë për prodhim vendor. Kjo fushatë 1 mujore e ka këtë qellim që të vetëdijesohemi sepse nuk ka prodhime tona që gjenden në tregjet e Serbisë. Neve na ka munguar ky nacionalizëm ekonomik. Ju ftoj të jeni të gjithë së bashku me ne në të gjitha pikat në mënyrë që ti prezantojmë prodhimet tona”, ka thënë Shahini, raporton EO.

E, Lumnije Haliti nga AKB-ja tha se ka 16 vjet që e presim vendimin e Qeverisë, deri sa tregoi për vazhdën e aktiviteteve ne kuadër të Javës së Biznesit Kosovar.

“Në kuadër të Javës së Biznesit,  AKB-ja do organizojë aktivitete të ndryshme. Sa i përket aktivitetit plani kohor do jetë prej 27 nëntorit . Në hapjen solemne do jenë të gjithë krerët shtetërorë. Kemi bërë thirrje qe 16 vjet për të konsumuar prodhimet vendore. Në kuadër të këtij aktiviteti do mbahet edhe një drekë e bereqetit nga prodhuesit vendorë”, ka thënë Haliti.

Ndërsa Muharrem Osmani, prodhues i detergjenteve nga Mitrovica, prodhimet vendore i cilësoi më të mira se të shtetit serb.

“Prodhimet vendore janë më cilësore se sa të Serbisë ndërsa populli jonë vonë e ka kuptuar këtë gjë. Popullata me konsumimin e produkteve vendore bënë vetëpunësim. Me teknologjinë që e kanë prodhuesit e Kosovës, janë shumë në nivel më të lartë se shumë shtete të rajonit”, tha Osmani.

Sylejman Konushevci, pronar i vajit “Bilur”, tha se nuk do të ketë ngritje të çmimit por vetëm ulje.

“Këtë punë që e ka bërë Aleanca deri më tani qe 16 vjet, ka bërë qeverinë ta kuptoj që duhet të përkrahen prodhimet tona. Nuk do marrim hapa për shtrenjtimin e produkteve tona. Tash na ka ardh mundësia qe njëmend jemi prodhues dhe i ndihmojmë vendit tona”, tha Konushevci.

Të ngjashme