AKB: Kosova përfiton nga masa 100%, edhe pa mallra serbe rregullohet tregu

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 13:48 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Biznesit ka prezantuar hulumtimin për ndikimin e taksës rreth 100% nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Kosova nga kjo masë po përfiton shumë në aspektin ekonomik dhe atë politik.

Shahini pohoi se masa 100% hedh poshtë çdo pretendim se pa mallra serbe do të rregullohet tregu tërësisht.

“Nga të gjeturat e tyre përmes një ankete të realizuar me qytetarët e Kosovës. Ky hulumtim është realizuar nga data 21 deri më datë 4 dhjetor dhe ka pas target rreth 300 kompani për të ardhur deri në konstatim se në çfarë mase ka ndikuar vendimi i qeverisë. Ekonomia e vendit prodhimtaria është në drejtim të rimëkëmbjes. Masa 100% hedh poshtë çdo pretendim se pa mallra serbe do të rregullohet tregu tërësisht. Kosova nga kjo masë po përfiton shumë në aspektin ekonomik dhe atë politik”, u shpreh Shahini, transmeton EO.

Nga të gjeturat e AKB-së, 50 % del që tek kompanitë masa ka ndikuar pozitivisht. Sipas Shahinit, Kosova është kthyer në vëmendje të kësaj taksë.

“Të gjeturat e këtij hulumtimi rreth taksës janë përgjigjur shumë persona. Një nga pyetjet ka qenë se si ka ndikuar masa. Përshkrimet kanë thënë se 50% janë pozitive 25% janë përgjigjur negativisht dhe 25% për asnjërën. Numri i të punësuarve është rritur 20 % në sektorin e ndërtimtarisë”, pohoi Shahini.

“Për zëvendësimin me produktet e Serbisë rreth vështirësisë së saj qytetarët janë përgjigjur kështu. E këto produkte sipas rezultateve të AKB-së do jenë në mungesë qa nga vendosja e masës. Materiali ndërtimor, lënda e parë për paketime, medikamente medicinave, produkte të grurit dhe të misrit, ndërsa nga masa e vendosur prej 100 % për shtetin serb këto sektorë kanë pasur rritje të çmimit, si shërbimet e transportit, produktet lukse, ndërtimtaria, lënda e parë dhe paketimi, produkte ushqimore”, shtoi Shahini.

Ndërsa Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së prezantoi rekomandimet e AKB-së për Qeverinë e Kosovës.

“Këto janë rekomandimet tona për Qeverinë e Kosovës. Qeveria të jetë edhe më e vendosur për ta ruajtur sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Të vendoset në pikën 1-31 dhe në brezin kufitare me brezin e Serbinë pjesëtar shtesë te doganat e Kosovës dhe Policinë për të parandaluar kontrabandën”, tha Ajdini.

Ajdini thotë se rekomandim, është që të hiqet taksat për grurë misër miell vaj detergjent dhe në produkte thera esenciale që ndikojnë në shportën e konsumatorit dhe të mbështetet promovimi i biznesit vendor më shumë.

Të ngjashme