ASK: Rritet furnizimi me ujë, bie për 23% furnizimi me rrymë, gaz e avull

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM2 2019 (2017=100).

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri:B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Krahasuar TM2 2019 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), ka rritje në sektorët: industri përpunuese (C) me 7.41%; dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 1.86%.

Kurse, rënie kishte në industrinë nxjerrëse (B) me (-3.07%) dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-6.25%).

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë (TM2) 2019 me tremujorin e parë (TM1) 2019, kishte rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) për 10.37%; dhe sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 6.08%.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e: furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) për (-23.14%); dhe e industrisë përpunuese (C) me (-4.63%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme