ATK-ja realizoi seminar për OJQ-të

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 14:36 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë organizuar seminar dy ditorë për Organizatat Jo Qeveritare me temën “Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”.

Në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat si:

· Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale

· Tatimi në Qira

· TVSh dhe Rimbursimi i TVSh-së

· Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

· Tatimi në Korporata – Deklarimi Vjetor CD

· Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSh dhe Rimbursimi i TVSh-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes Sistemit Elektronik – EDI, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme