Banka Botërore paralajmëron se 60 milionë njerëz rrezikojnë “varfërinë ekstreme”

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në “varfëri ekstreme” për shkak të koronavirusit, paralajmëron presidenti i Bankës Botërore.

David Malpass ka thënë se banka pret që rritja ekonomike globale të zvogëlohet për 5 për qind këtë vit, pasi të gjitha vendet po përballen me pandeminë.

Kjo ka bërë që tashmë miliona njerëz ta humbasin punën e tyre dhe bizneset të rrezikojnë falimentimin, derisa vendet e varfëra ndjehen më të goditura.

“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në varfëri ekstreme – kjo e fshin gjithë përparimin e bërë në zbutjen e varfërisë në tre vitet e fundit” paralajmëroi Malpass të martën.

Të ngjashme