Bizneset në mbështetje të sportit të Kosovës

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 09:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,Berat Rukiqi,  në një konferencë për medie ka prezantuar iniciativën për të organizuar bizneset në mbështetje të sportit në Kosovë.

Rukiqi tha se kjo iniciativë vjen në prag të ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

“Konsiderojmë që ka nevojë të veçantë, që të kemi një zhvillim më të madh të sportit sidomos kur jemi në një fazë të ndërkombëtarizimit të sportit. Ne siOdë në kuptim të kontributit tonë, zhvillim të vendit,  gjatë këtij viti, por edhe në vite në vijim do të kemi disa aktivitete të rregullta nën ombrellën e OEK”.

Ai tha se komiteti i biznesit do të fokusohet në pjesën e komercializimit të sportit.

“Fokusi ynë do të jetë në pjesën e komercializimit të sportit dhe në pjesën tjetër që lidhet në drejtat televizive apo në shitblerjen e  lojtarëve.”

“Duhet me qenë një iniciativë nga shteti, që të ju krijojë hapësirë kompanive për investime në sport. Të ketë një lidhje të drejtpërdrejt mes rritjes së investimeve në sport dhe zhvillimit të të rinjve në sport. Të mos jetë fokusi vetëm në një sport të caktuar vetëm në një lojtar, por të ketë edhe iniciativa që të ketë sa më shumë investime në kategoritë e reja”.

Kreu i OEK tha se kjo iniciativë do të jetë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse, e cila do të vendos sportin në rend të parë dhe njëkohësisht do ta ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“E tërë kjo duhet me qenë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse që e bën sportin një ndër prioritetet, e  që qon edhe në zhvillim ekonomik .”

Iniciativa ka për qëllim që ta mobilizjë komitetin e biznesit në mbështetje të  sportit.

Brenda OEK shumë shpejt do të lansohet fondacioni që do të krijohet nga kompanitë më të mëdha të vendit, që do të ketë dy drejtime të edukimit edhe të sportit.

Të ngjashme