Bordi i ZRrE-së ia vazhdon kontratën kompanisë sllovene për furnizim me energji elektrike

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 12:36 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ia ka vazhduar licencën edhe për disa vjet kompanisë sllovene, “Interenergo”, për furnizim me shumicë (tregtim) me energji elektrike, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e pestë të këtij institucioni, ku u tha se kompania në fjalë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për vazhdim të licencës.

Afrim Ajvazi, udhëheqës i departamentit ligjor dhe të licensimit në ZRrE, tha se kontrata skadon në fund të këtij muaji dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, kjo kompani ka aplikuar 6 muaj përpara skadimit të kontratës, siç kërkohet.

“Është kompani me seli në Slloveni ndërsa ka themeluar kompaninë edhe në Kosovë  kjo kompani dhe është e licencuar për tregim të energjisë elektrike në Kosovë. Licenca është lëshuar më 27 shkurt 2017 dhe skadon më 26 shkurt 2022. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka aplikuar 6 muaj përpara ashtu si kërkohet për vazhdim të licencës”, ka thënë ai

“Tërë aplikacionin me të gjitha dëshmitë është kompletuar pastaj është vlerësuar në përkrahje edhe nga departamentet e tjera. Konsiderojmë aplikacionin e gatshëm dhe të kompletuar për t’u trajtuar në këtë mbledhje të bordit”

Afrim Ajvazi tha se në vazhdim janë disa kërkesa që kanë të bëjnë me ndërtimin e gjeneratorëve me vetkonsum.

Të ngjashme