E-commerce është rritur fuqishëm gjatë pandemisë në Kosovë

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Zhvillimi i E-commerce në Kosovë është rritur fuqishëm gjatë pandemisë, mirëpo ende ekziston frika nga sulmet kibernetike tek konsumatorët, kështu u tha në diskutimin e organizuar nga projekti ACCESS me temën “E-tregtia dhe pagesat online”, raporton Ekonomia Online.

Tutje këtu u tha se përparimet e shpejta teknologjike dhe digjitalizimi kanë ndryshuar mënyrën e punës, bashkëpunimit, dhe aktivitetit shoqëror. Duke u fokusuar tek pagesat online, panelistët theksuan se kjo është mënyra më e sigurt e kryerjes së pagesave. Mirëpo këtu u theksua se frika nga sulmet kibernetike në Kosovë, bën që konsumatorët të hezitojnë të bëjnë pagesa online.

Kujtim Dobruna nga ACCESS, tha se përfitimi dhe kostoja e digjitalizimit nuk ndahen njëjtë në vendet e rajonit dhe botës, pasi vendet tjera kanë më shumë mundësi për procesin e digjitalizimit, ndërsa Kosova ka disavantazh për shkak të mungesës së qasjes në financave.

Më tej, Dobruna theksoi se E-Tregtia nuk është vetëm pagesat por një ekosistem i tërë i ekonomisë.

Tutje, Mërgim Cahani nga Gjirafa tha se gjatë dy viteve të fundit ka pasur zhvillim të E-commerce në Kosovë.

“Besoj që në Kosovë zhvillimi e-commerce në dy vitet të fundit ka pasur zhvillim shumë të mirë. Por duhet të ketë ende përmirësim. Jemi në hapat e hershme të e-commerce jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Barriera është madhësia e tregut, pasi e kontrollon me faktin se sa mundesh me investu në e-commerce. Në Kosovë meqenëse ekonomisë është shumë e vogël nuk e përballon investime të mëdha. Në Kosovë shumë shpejt përdoruesi mësohet me përdorë, ne si vend I kemi pranuar teknologjinë shumë ma shpejtë se vendet e tjera. Po ashtu tarifat e doganat, është pengesë”, tha Cahani.

“Ka pasur ndikim tek ne ka shtuar punën. Por në të njëjtën kohë ne kemi rritje çdo vit. Çdo vend të botës ka ndiku në zhvillimin e E-commerce, ka rritur atë. Është rritur tregu i njerëzve që s’kanë blerë më përpara”, tha Cahani.

“Definitivisht është njëra në top elemente për ekonominë digjitale. Mënyra më e sigurt është pagesat online, njëjtë është si me pagu online dhe si me pagu me Pos”, u shpreh ai.

Ndërsa, Gazmend Selmani nga institucioni financiar IBAS tha se nuk janë konkurencë e drejtpërdrejt për bankat por është më shumë ndihmese që qytetarët dhe bizneset përfitojnë nga kjo.

“IBAS ofron bukur shumë funksione. Tek fenomeni I hezitimi ndodhë gjithmonë, por IBAS është prit jashtëzakonisht mirë. Qarkullimet kanë arrit shifra shtatë shifrore. Për bankat nuk bëjnë rrezik për ta, pasi ofrojnë për secilin transaksion një fee. Një domen tjetër që është me rëndësi është mbulueshmëria e pagesave online. Diku 15-16 % është e mbuluar nga tregu. Bankat mund të arrijnë nëpërmjet institucioneve si IBAS. Kam përshtypje se bankat janë me konservative. Mirëpo, bankat kanë tregu respekt për institucionet financiare ”, tha Selmani.

Në anën tjetër, Dardana Goranci nga GEP Postë e Shpejtë tha se gjatë pandemisë është rritur numri I kompanive të dërgesave të produkteve.

“Zhvillimet matet në bazë të kohëzgjatjes së një kompanie. Çdo vit ka sjell risi sa I përket zhvillimit. Gjatë janarit kanë qenë më pak posta, ndërsa gjatë pandemisë janë rritur shumë më shumë. Normalisht që pandemia ka ndiku në rritjen rapide, roli ma I madh ka qenë pothuajse 2 fish. Në bazë të kësaj kemi bërë trajnime për stafin. Problematika të ndryshme mund të ndodhin, kjo pjesa e online po shkon në mënyrën sa më të mirë dhe të mbarë”, tha Goranci.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për kthimin në pagesat online dhe jo përmes kesh, pasi konsumatorët po hezitojnë”, shtoi ajo.

Në kuadër të “e-Days”, më 16 dhjetor, do të trajtohet tema Gratë në biznes si promovuese të digjitalizimit” (nga ora 15:00).

Debati do të transmetohet “live” në faqet e Facebookut të ECIKS dhe EkonomiaOnline.

Të ngjashme