Gërxhaliu pas dështimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike: Situata në Kosovë është e mjerueshme

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Vetëm 40 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, çka bëri që ai të mos kalojë.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se situata në Kosovë është e palakmueshme.

“Situata në Kosovë është e palakmueshme, një situatë e cila ju shkon në favor më tepër armiqve dhe kundërshtarvëe të Pavarësisë së Kosovës, sesa qytetarëve. Ajo çka është më shqetësuese, është se një situatë e tillë po krijohet nga vet politikbërësit; në veçanti nga deputetët e Kuvendit”.

“Besoj që kjo qasje, sot e ka dëshmuar mjerimin e Kosovës, kjo pasiqë tek ne, luftohet më shumë për pushtet sesa për shtet dhe flitet për qytetarët vetëm atëherë kur është interesi për vota”, është shprehur Gërxhaliu në Info Magazine në Klan Kosova.

“Ne jemi në një situatë emergjente. Kjo që ka ndodhur sot duhet të analizohet edhe nga dimensioni psikologjik; si e ka ndjerë veten qytetari i Kosovës në këtë ditë. E rëndon këtë situatë, fakti që vendet e rajonit dhe Evropës, kanë bërë gara se kush do ta mbështesë qytetarin dhe biznesin, ndërsa në Kosovë mbetemi edhe më tutje tek Pakoja Emergjente 170 euro, e marsit të këtij viti”.

Gërxhaliu ka thënë që rivalitetit politik e ka shkaktuar mosvotimin e këtij projektligji sot.

Të ngjashme