Gërxhaliu: Qeveria t’i ndihmojë bizneset private, janë shtylla kryesore e buxhetit

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 13:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet e Kosovës duhet të fillojnë që sa më shpejt rihapjen ekonomisë pas pandemisë dhe të ndihmojnë bizneset private, pasi që ato janë shtylla kryesore e buxhetit të Kosovës.

Kështu po vlerëson, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, i cili tha se pandemia ka goditur shumë të gjitha sferat ekonomisë në vend.

“Në rend të parë duhet të kuptohet se bota nuk do të jetë që ka qenë dhe duhet të kuptohet se Kosova duhet të ketë nevojë për një rirenditje të re ekonomike, në kuadër të rirenditje globale pas pandemisë dhe është evidente që Kosova do të ballafaqohet me një pandemi ekonomike, që ndoshta do t’i kalojë ndoshta përmasat e Coronavirusit”.

“Në këtë drejtim duhet të kuptohet se nuk mund të ketë rimëkëmbje të ekonomisë kosovare pa dorën e zgjatur të shtetit dhe tani duhet vërtetë shteti të dëshmohet si mbështetës i sektorit privat dhe të gjejë modalitete për hapje të ekonomisë dhe jo për mbyllje”, tha ai.

Ai thotë se Kosova ka hyrë në krizë të thellë, që sipas tij, pozita e Qeverisë e ka vështirësuar luftën nga Coronavirusi.

Teksa ka folur në këtë aspekt, Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka luftuar në tri fronte, atë ndaj COVID-19, aspektin social dhe ekonomik dhe mbi të gjitha jo stabiliteti politik.

“Jemi dëshmitar se Kosova ka hyrë në krizë më krizë dhe në këtë drejtim kuptohet që vërtetë buxheti ka qenë i miratuar pasi ka filluar kjo pandemi dhe kemi hyrë pa rezerva shtetërore dhe pa buxhet rezervë dhe gjitha këto e kanë vështirësuar pozitën e qeverisë së Kosovës, në luftë kundër Coronavirusit. Ajo që është më shqetësuese është fakti që deri sa shumë vende të rajonit kanë pasur prioritet minimizimin e pasojave të Coronavirusit, Kosova ka luftuar në tri fronte: në luftë kundër Coronavirusit, aspektin social dhe ekonomik dhe mbi të gjitha jo stabiliteti politik”.

“Në këtë drejtim duhet pako emergjente e cila nuk do të jetë vetëm pako sociale por do të jetë ndihmë për zhvillim, sepse mençuria dhe pjekuria e institucioneve të Kosovës, do të vijnë në shprehje nëse këtë situatë e shfrytëzojmë për zhvillim ekonomik dhe jo për sanimit të pasojave nga COVID-19”, tha Gërxhaliu.

Ish-kryetari i OEK-ut, thotë se në këtë kohë të pandemisë, sektori më i goditur është ndërtimtaria dhe gastronomia.

Për këtë të fundit, thotë se duhet të jetë prioritet i Qeverisë, duke e bërë hapjen e tyre sa më shpejtë, raporton EO.

“Në Kosovë sektori më shumë i goditur pa dyshim është sektori i ndërtimtarisë, sepse në kuadër të këtij sektori e kemi një involvim në sektorë tjerë të ekonomisë, duke filluar nga prodhimtaria, nga punësimi dhe në këtë drejtim është koha kur duhet të bëhet. Pas ndërtimtarisë, definitivisht sektori i gastronomisë duhet të jetë prioritet”.

“Shumë kush mendon se është një hap i përshpejtuar, mirëpo duhet të dihet që një hap i tillë është treguar i suksesshëm edhe në vendet evropiane. Prandaj, duke pasur parasysh mundësinë e punësimit dhe duke pari që indikatori kyç që duhet të aktivizohet është rritja e konsumit, besoj që gastronomia duhet të jetë e hapur sa më shpejtë që është e mundur”, tha ai.

Të ngjashme