Gjykimi për rastin Z-mobile, mbrojtja kërkon hedhjen poshtë të akuzës

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Agron Mustafën, Rexhë Gjonbalajn e Ejup Qerimin, edhe një herë, i ka bërë bashkë një prej gjykatoreve të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Seanca e shqyrtimit të dytë ka nisur me një kërkesë të mbrojtësit të Ejup Qerimi, për veçimin e procedurës dhe hedhjen e aktakuzës, raporton ktv.

Derisa, mbrojtësi i Agron Mustafës ka thënë se klienti i tij e ka respektuar mendimin e Zyrës Ligjore, që nënkupton se nuk ishin të obliguar t’i ofronin shërbime operatorit ekonomik.

Sipas të akuzuarit tjetër, Rexhë Gjonbalaj, ish-kryesues i bordit të PTK-së, Prokuroria ka ngatërruar kompetencat e këtij organi.

Prokurorja Florije Shamolli, në seancë, ka bërë të ditur se, brenda 1 jave, do t’u kthejë përgjigje kërkesave të mbrojtësve dhe të të akuzuarve në këtë rast.

Mustafa e Qerimi, ish-kryeshefë ekzekutivë të Telekomit, dhe Gjonbalaj, ish-kryetar i Bordit, janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës, ndërsa rasti ka të bëjë me marrëveshjen PTK- Z-Mobile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme