Hamza takon ambasadorin Minxhozi, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 14:26 | Nga

Shqipëria dhe Kosova duhet që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror  u tha sot në takimin e ministrit të Financave Bedri Hamza me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Ministri Bedri Hamza e falënderoi ambasadorin Qemal Minxhozi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti shqiptar.

Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Minxhozi për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa, ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe njëherit shprehi gatishmërinë e shtetit shqiptar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme