Haradinaj: Ligji për Investime Strategjike po e sjellë suksesin e parë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në formatin Business Talks, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan efektet pozitive që kanë sjellë hapat e ndërmarrë nga Qeveria me reformën rrënjësore fiskale, ligjin për investime strategjike dhe lehtësirat për të bërit biznes.

Kreu i ekzekutivit përmendi edhe një herë se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.

Sipas tij, rezultatet e para mund të merren me Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, poshtu,  Hararadinaj tha se është një listë prej 11 investimeve strategjike, në vlerë prej 1.8 miliardë eurosh, i pari nga to, sipas tij, është investim i një kompanie gjermane.

“Njëkohësisht rezultatet e para mund të merren me Parkun Inovativ Trajnues në Prizren është shembulli më i mirë i Qeverisë e kemi një infrastrukturë që është mbi 40 milionë euro që është bërë nga qeveria gjermane në parkun që ka shërbyer aty. Kemi marrë zotim me investuar mbi 11 milionë euro deri në vitin 21. Më e këtë pra besoj poashtu që kemi marrë shprehjen e interesit deri tash. Lajm i mirë është meqenëse që kemi ligjin për investime strategjike për fat të mirë edhe po vijnë re suksesi i parë. Një kompani që është gjermane po që është konsorcium me palët tjera energjinë me erë është e parakualifikume në bazë vlerësimit të ministrisë dhe i gjithë procesi është i gatshëm që me u lajmëruar investitori i parë në investime strategjike për energjinë me erë”, u shpreh Haradinaj.

Ai përmendi edhe rritjen ekonomike dhe numrin e të punësuarve. Sipas tij, rritja ekonomikë prej 4.3 për qind është e pranueshme për Kosovën dhe rajonin.

“Rritja ekonomike do të shkojë rreth 4.3 në Kosovë që është r respektueshme edhe në rajon. Në Kosovë evidencat flasin se janë 347 mijë e 550 të punësuar një pjesë në sektorë publik po pjesa më e madhe në sektorin privat  është dy për qind më shumë se sa një vit përpara me statistikë. Bruto prodhimi vendorë është 761 milion euro 30 për qind janë të lidhura me investimet kapitale. Investimet në sektorin provat janë të evidentume 1,43 miliardë euro në atë publik si investimet kapitale janë 536″, shtoi Haradinaj.

Granit Tërnava, koordinator i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë përmendi manualin që iu është ndarë kompanive të huaja për t’i treguar mundësitë dhe sfidat e të investuarit në Kosovë

“Kemi publikuar një manual për investitorët e huaj të cilët kanë informata praktike procedurat mundësitë dhe sfidat e të investuarit në Kosovë. Manuali u është dërguar një numër kompanisë, politikanësh dhe partnerët tanë në Evropë që të promovojmë ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë. Rrugëtimi do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm. Kemi vullnetin e fuqishëm për të vazhduar tutje”, tha Tërnava, raporton EO.

Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, në emër të këtij institucioni, tha se ndihet e privilegjuar që është nikoqire e Haradinaj, duke vlerësuar se është kënaqësi dhe nder që sot po e fillojnë një seri të takimeve ‘Business talks’, që përputhen me vitin e ekonomisë të shpallur nga kryeministri Haradinaj,  platformë kjo që do ta fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit privat dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u tha se nxitja e zhvillimit ekonomik, promovimi i modelit të ekonomisë sociale të tregut dhe vlerat e krahut të djathtë kanë një fokus të veçantë.

Të ngjashme