Ideja e rritjes afatgjate fiton Çmimin Nobel 2018 për Ekonomi

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave ka vendosur të vlerësojë me Çmimin Nobel për Shkencat Ekonomike për këtë vit dy ekonomistë amerikanë, William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

Nordhaus dhe Romer kanë hartuar metoda që trajtojnë disa nga çështjet më themelore të kohës sonë, si rritja afatgjate e qëndrueshme në ekonominë botërore dhe mirëqenia e popullsisë së botës.

Hulumtimi i Nordhaus tregon se si aktiviteti ekonomik ndërvepron me kiminë bazë dhe fizikën për të prodhuar ndryshime klimatike. Ai ishte personi i parë që krijoi një model sasior që përshkruan bashkëveprimin botëror midis ekonomisë dhe klimës. Modeli i tij tani është i përhapur dhe përdoret për të shqyrtuar pasojat e ndërhyrjeve të politikës në klimë, për shembull taksat e karbonit.

Ndërsa, hulumtimet Romerit tregojnë se akumulimi i ideve mbështet rritjen ekonomike afatgjate. Ai demonstroi se si forcat ekonomike qeverisin gatishmërinë e firmave për të prodhuar ide dhe novacione të reja.

Teoria e Romerit, apo siç njihet teoria endogjene, ka gjeneruar sasi të mëdha të hulumtimeve të reja në rregulloret dhe politikat që nxisin ide të reja dhe zhvillim afatgjatë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme