Ish-Fabrikës “Llamkos” nuk i ndërrohet destinimi

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në rekomandimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë të nxjerrur me datë 27 dhjetor 2018, e që është edhe kërkesë e Sindikatës së  Llamkosit e paraqitur tek  Kyetari Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që ish Fabrikës  së llamarinës së zinkuar “Llamkos”, të mos i ndërrohet destinimi gjatë procesit të falimenimit dhe në të gjitha proceset e mëtejshme.

Fabrika “Llamkos” ka qenë dhe është aset shumë i rëndësishëm ekonomik jo vetëm për mirëqenien e familjeve të punëtorëve dhe qytetit të Vushtrrisë, por edhe për ekonominë  Kosovës, njofton Komuna e Vushtrrisë përcjellë Klan Kosova.

Prandaj, njoftohen të gjitha palët e interesuara, që pavarësisht procesit të falimentimit nëpër të cilën po kalon kjo fabrikë, komuna në bazë të kompetencave të saja, nuk do të lejojë kurrsesi që të ndërrohet destinimi i kësaj fabrike e të shndërrohet në tokë ndërtimore apo për çfarëdo qëllimi tjetër përveç se për destinimin origjinal që ka.

Ky njoftim lëshohet për të gjitha palët e interesuara për këtë aset eknomik dhe ka për qëllim të mbrojë punëtorët dhe asetet e zhvillimit ekonomik të Komunës.

Të ngjashme