Kuçi në Deçan thotë se Plani Hapësinor për Bjeshkët e Nemura përfundon shpejt

Deçan | 09 Sht 2020 | 15:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar komunën e Deçanit, ku u prit nga kryetari Komunës, Bashkim Ramosaj, raporton Ekonomia Online.

Kuçi tha se me këtë komunë kanë memorandum mirëkuptimi për rregullimin e shtratit të Lumbardhit.

Ai ka shtuar se temë diskutimi ka qenë edhe hartimi i planit hapësinor apo rregullatori i parkut nacional Bjeshkët e Nemuna.

“Ne kemi biseduar dhe jemi dakorduar për disa tema që janë me interes të qytetarëve të Deçanit. Ne kemi një memorandum mirëkuptimi për rregullimin e shtratit të Lumbardhit, që është vlera e 1.5 milion euro e që është projekt në vijim”.

“Pastaj kemi biseduar për çështjen e rrjetit të kanalizimit në këtë komunë, që është një kredi prej Qeverisë hungareze, e që ka shkuar drejt Kuvendit për miratim. Kemi biseduar edhe për hartimin e planit hapësinor apo rregullatori i parkut nacional Bjeshkët e Nemuna, që jemi në përfundim e që është në interes të qytetarëve të Deçanit”, tha Kuçi.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se ka marrë mbështetjen e Kucit, për financimin e disa projekteve në këtë komunë, raporton EO

“Kemi pasur shumë tema për të biseduar e që janë të konceptit zhvillimor e që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Deçanit e me theks të veçantë pamjen vizuale të Deçanit e ku e falënderuam ministrin për mbështetjen e shëtitores së Lumbardhit të Deçanit ku shpesh po më bije me e përmend që shëtitorja më e bukur që do të bëhet në Kosovë”, tha ai.

“Kemi biseduar rreth parkut nacional, rreth temave të kanalizimit dhe një sërë projektesh zhvillimore për liqet akumulues që do ta zgjidhnin problemin e ujiti të pijes dhe ujitjes”, tha Ramosaj.

Të ngjashme