Lidhja e shkurtër në largpërçues lë shumë rajone pa rrymë

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 16:16 | Nga

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST) bën të ditur se në ora 12:31 ka ndodhur një lidhje e shkurtë kalimtare në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 1804 që lidhë NS 220/110 kV Prizren 2 – NS 110/10 kV Prizren 3 me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë ka dalë nga puna ky largpërçues.

Si pasojë e kësaj rënie është shkaktuar mbingarkesë në rrjetin transmetues dhe në ora 12:43 kanë rënë nga puna largpërçuesit LP 118/5 NS Prishtina 4 – NS Ferizaj 1, LP 112/1 NS Kosova A – NS Lipjan, LP 184/1 NS Prishtina 4 – NS Gjilan me ç’rast kanë mbetur pa tension Nënstacionet: NS 110/35/10 (20) kV Prizren 1, NS 110/10 kV Prizren 3, NS 110/35/10 (20)kV Theranda, NS Ferizaj 1, NS 110/35/10 kV Viti, NS 110/10 (20) Gjilan5, NS 110/35/10 kV Gjilan 1, NS 110/10 (20) kV NS Berivojca dhe NS 110 kV Sharri.

Ndërsa, për shkak të mundësimit të realizimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, Nënstacioni 400/110 kV Ferizaj 2 ka qenë jashtë punës, gjë e cila ka ndikuar në uljen e sigurisë së furnizimit në këtë regjion pasi që ky nënstacion shërben si nyje e fuqishme ndërlidhëse e Sistemit Transmetues të Kosovës.

Ekipet KOSTT-it, kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për eliminimin e problemit dhe në ora 13:01 është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në NS Lipjan, në ora 13:13 është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në NS Ferizaj 1, NS Viti, NS Gjilan5, NS Gjilan 1, NS Berivojca dhe NS Sharri, dhe në ora 13:42 është stabilizuar furnizimi me energji elektrike edhe në NS Prizren 1, NS Prizren 3 dhe NS Theranda.

Komisioni i ekspertëve të KOSTT aktualisht është duke analizuar shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në rrjetin transmetues dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme