Lluka: Minatorët e Artanës do të jenë të barabartë me ata të Trepçës

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 17:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Minatorët e Trepçës dhe të Artanës do të ulën një tavolinë me Ministrin Valdrin Lluka për të diskutuar detajet e marrëveshjes, e lidhur javën e shkuar, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, gjatë qëndrimit në Artanë, tha se nuk do të ketë diskriminim dhe të gjithë do t’i kenë kushtet e njëjta.

“Ne u morëm vesh që javën tjetër , kur do të vijnë minatorët së bashku me drejtorin në takim tek ne në ministri, aty do të jetë dhe menaxhmenti i Trepçës së Mitrovicës dhe do t’i qesim në tavolinë. Nuk dëshiroj të lë hapësirë për diskriminim. Nëse i kanë kushtet e mira minatorët në Strantërg,të njëjtat kushte do t’i kenë edhe minatorët në Artanë nuk ka hapësirë për diskriminim”, tha Lluka, raporton Ekonomia Online.

Lluka, më tutje, tha se me marrëveshjen e arritur parashihet pensioni i në moshën 55 vjeçare, me disa benifite, që janë duke u negociuar ende.

“Pata qejf me ju informu për se afërmi rreth marrëveshjes së arritur me sindikatën e Trepcës dhe të cilat benefite po shpresojmë t’i kemi si pjesë e minatorëve, të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin e punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse me ato kushte dikur në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet”.

“Erdha me komuniku lajmin që ne parashohim që shumë shpejt ta kemi një pensionim të hershëm të moshës, pra të jetë një moshë prej 55 vjeçar dhe me disa benifite shtesë që jemi në negocim e sipër”.

“Ne diskutuam edhe për mundësitë e tjera për përmirësimin e kushteve, për shembull të menzës, ku minatorët shërbehen me ushqim, janë kushte jashtëzakonisht të vështira dhe normalisht aty bëra premtim që duhet të investohet që ta rregullojmë, ta bëjmë një të re dhe biseduam gjëra të hapura me minatorët i dëgjova disa problemet e tyre dhe besoj që do të kemi një bashkëpunim të ngushtë”, tha Lluka.

Ndërkaq, Hysen Vrajolli, drejtor i Minierës së Artanës, tha se e informuan ministrin për kushtet edhe rezultatet e arritura.

“E informuam për kushtet e vështira që i kemi në punë si dhe mungesën e buxhetit që e kemi, që i kemi pasur  në mënyrë të vazhdueshme, që 10 vjet dhe e morën premtimin se kjo do të bëhet në mënyrë reale ne nuk kemi lyp kurrgjo që të jemi të privilegjuar, por të jemi të drejtë dhe të jetë një baraspeshë  në mënyrë lineare “ tha Vrahjolli, raporton Ekonomia Online.

Lexo më shumë:

Të ngjashme