MCC investon 11 milionë € në efiçiencë, kërkohet kursim i energjisë e përkrahje nga Qeveria

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe komunat kanë zbatuar projektin Subvencione për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK) një aktivitet testues prej 20 milionë dollarësh, që kishte për qëllim të zvogëlojë hendekun midis kërkesës dhe ofertës për energji.

Me këtë rast është mbajtur konferenca “Roli i sektorit privat në promovimin e energjisë efiçiente në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Petrit Selimi, kryeshef i MFK-së, tha se qëllim kanë t’i ndihmojnë institucionet të destitojnë investimet në efiçiencë të energjisë.

Ai tha se janë ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë, duke shtuar se projekti ka nisur para 3 vitesh.

Mbi 1 mijë shtëpi të izoluar tërësisht mbi 20 banesa shumë katëshe në shtatë qytete të Kosovës.

Përveç kësaj kjo konferencë ka ofruar një platformë për më tepër se 100 partnerë të sektorit të biznesit dhe instalues të certifikuar për shkëmbimin e përvojave, për identifikim e energjive të reja potenciale si dhe për zhvillimin e modeleve mbështetës për institucionet e Kosovës për një efiçiencë më të madhe të energjisë.

“…rreth 11 milionë euro janë ndarë për familjet kosovare për këtë projekt, që të iu ndihmojmë qytetarëve që të kursejnë me izolime të shtëpive”.

Getoart Mjeku zëvendësministër i Ekonomisë, tha se në kohë të krizës energjetike është i nevojshëm investimi në energjinë efiçente.

“…e çmoj shumë këtë kontribut, sepse është koha për përkrahje për energji elektrike pasi jemi në krizë energjetike, 6 milionë euro janë ndarë për efiçiensën e energjisë”.      

Kevin Mitchell, drejtor Menaxhues i operacionit Sektorale, tha se janë testuar numër i madh i shtëpive me qëllim kursimin e energjisë, duke u izoluar.

Ulrich Theuerkauf, drejtor i Departamentit të Energjisë në GFA (Consulting Group GmbH), tha se projekti ka nisur qysh në vitin 2011. Ai ka kërkuar nga Qeveri që të investojnë në këtë sektorë, raporton EO.

“Që nga viti 2011 ka filluar ky projekt me izolimin e shtëpive për efiçencën e energjisë e në vitin 2022 punimet na është dashur që t’i ndalojmë për shkak të Covid-19, por me në fund e kemi përfunduar dhe sot po festojmë më arritjet tona. Dhe që i kërkojë qeverisë ta mbështetin projektin për efiçencën e energjisë elektrike”.

Të ngjashme