Më 15 tetor, fillon furnizimi me ngrohje nga Termokosi

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” është e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes më 15 tetor.

Zëdhënësja e kompanisë, Afërdita Uka, ka thënë se gjithçka është gati për sezonin e ngrohjes.

“Parapërgatitjet për fillimin e sezonit ngrohës 2019/2020 janë në përfundim e sipër. Tanimë kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet sa i përket riparimeve në rrjetin e ngrohjes dhe në nënstacionet termike, që kanë qenë të planifikuara me planin aksional. Për pak ditë do të fillojë mbushja e me ujë e sistemit të ngrohjes”, tha Uka.

Ajo njoftoi se ky sezon i ngrohjes do të vazhdoj deri më 15 prill të 2020-së.

“Falë realizimit të Projektit të Kogjenerimit, për pesë sezona me radhë ne kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për mbi 13 mijë konsumatorë, pa asnjë ditë ndërprerje. Në koordinim të ngushtë me KEK-un ne do të jemi të gatshëm për të filluar furnizimin me ngrohje që nga 15 tetori, nëse kushtet klimatike do të jenë të favorshme për fillimin e sezonit ngrohës. Ndërkaq, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë deri më 15 prill, më saktësisht për aq kohë sa do të kenë nevojë konsumatorët tanë për ngrohje si dhe për aq kohë sa na lejohet ligjërisht të vazhdojmë furnizimin me ngrohje”, ka shtuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme