Më së shumti vizitorë kanë hotelet e Prishtinës

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM3 2019.

Në tremujorin e tretë të vitit 2019 pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës.

Në TM3 2019 numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 86 075, prej tyre 37.28% ishin vendorë dhe 62.72% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 155 784 net, prej tyre 31.78% nga vendorët dhe 68.22% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 35 268 vizitorë dhe 63 037 net-qëndrime”, thuhet në njoftimin e ASK.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

Të ngjashme