Ministri Hamza tregon kur do të ekzekutohen pagat me rritje

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 17:46 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Pagat, do të bëhet prej atëherë si është e përcaktuar edhe me ligj, raporton Ekonomia Online.

Hamza tha se ministria e Financave ka planifikuar që Ligji për Paga të ketë kosto shtesë buxhetore.

“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj ashtu si e përcaktohet. Prej atëherë fillon edhe ekzekutimi i pagave sipas ligjit të ri në momentin që ligji hyn në fuqi”.

“Ne e kemi planifikuar që ky ligj mund të këtë kosto shtesë buxhetore. Të masa e pagave janë 616 milionë “.

Ndërsa për projektligjin për buxhetin Hamza tha se ai shpreson që ky projektligj do kalon pa ndonjë problem, raporton EO.

“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit në momentin kur vjen në radhë me kemi përgatitë të gjitha amendamentet dhe pres të kalojë pa ndonjë vështirësi”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT nga holli i Kuvendit

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme