Ministri Kuçi dhe Ambasadori Abbott flasin për partneritetin Britanik në rekrutimin e anëtarëve të bordeve në ndërmarrje publike

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, kanë mbajtur një takim virtual njoftues.

Mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua për mbështetjen e Britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e Britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me transparencë të plotë.

Ndër të tjera u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë COVID-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik.

Krahas kësaj mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme