Miratohet nisma për ndërtimin e Qendrës për Ekselencë Digjitale

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që të miratohet grupi punues për zgjedhjen e problemit për Fakultetin e Elektros, raporton Ekonomia Online.

“Ne bashkë me MAShT-in kemi bërë një takim me akterët energjetik dhe jemi pajtuar ta bëjmë një grup punues.  Institucionet që janë pjesë e këtij grupi janë të gatshëm dhe kërkoi nga ju ta miratoni këtë grup”, tha Lluka.

Ai tha se planifikohet të ndërtohet Qendra për Ekselencë Digjitale.

“Planifikojmë me ndërtu Qendrën për Ekselencë Digjitale, ka për qëllim për ide mes hulumtimeve të ndryshme, është paraparë buxheti për këtë qendër kërkoj vetëm miratimin për krijimin e kësaj qendre”, tha Lluka.

Të ngjashme