Miratohet raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2018

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 14:59 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar raportin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në raport janë paraqitë rekomandimet e komisionit, gjetjet, ndarjet e granteve në mënyrë që investimet kapitale të bëhen në bazë të kritereve të veçanta

“Ky raport prezanton përshtatshmërinë e sistemit të financimit të komunave për vitin 2018. Përshtatshmëria e sistemit vlerësohet duke marrë parasysh ligjin për financa duke përshirë edhe të hyrat vetanake. Në raport janë paraqitë rekomandimet e komisionit, gjetjet, ndarjet e granteve dhe investimet kapitale të bëhen në bazë të kritereve të veçanta. Duke pasë parasysh obligim ligjor ftoj kabinetin të aprovoj raportin”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme