Murati për faljen e gjobave: Shteti nuk mbahet kështu

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 10:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në interpelancën që është thirrur për faljen e gjobave gjatë pandemisë, tha se gjobat nuk kanë të bëjnë ministrinë por është e rregulluar me ligj, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se borxhet nuk mund të falen, pasi që ai thotë se shteti nuk mbahet me falje të borxheve.

“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuke ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së”.

“Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim. Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”.

Madje ai tha se me faljen e këtyre borxheve nuk mund të mbahet shteti.

“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të  borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.

Interpelanca për faljen e gjobave gjatë pandemisë u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Të ngjashme