Mustafa: Buxheti 2 miliardësh, siguron zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 09:04 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mutafa, ka thënë se buxheti 2 miliardësh i vitit 2017 siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe reflekton në mënyrë të drejtpërdrejt programin e koalicionit qeveritar.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se ky buxhet mundëson realizimin e objektivave për zhvillimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

“Buxheti 2 miliardësh, i cili u aprovua në Kuvendin e Republikës së Kosovës siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe reflekton në mënyrë të drejtpërdrejt programin e koalicionit qeveritar.

Ky Buxhet, i cili do të zbatohet me përkushtim maksimal mundëson realizimin e objektivave tona të përbashkëta për zhvillimin e vendit, për rritje ekonomike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale dhe po ashtu për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. 2017 është vit i mundësive të reja për avancim në të gjitha fushat. Urime!”

buxheti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme