Nisin punimet në tri rrugë të Gjakovës, Lekaj premton edhe projekte të tjera

Gjakovë | 25 Kor 2019 | 15:45 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Dol – Lipovec  të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri Lekaj tha se këto punime janë me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e korridoreve.

“Ne po i përmbushim premtimet tona që shkojnë në zhvillimin e infrastrukturës qe i lidhin korridoret edhe ky segment rrugorë edhe pse jo shumë i gjatë e ka vlerën e vet sepse i lidh dy regjione dhe është investim dobiprurës. Ne po punojmë që infrastruktura të ndikoj në zhvillim ekonomik”, tha Lekaj.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se punimet e këtyre rrugëve nuk kanë mbetur vetëm premtime elektorale, por edhe janë realizuar.

“Kjo rrugë ka mbet për një kohë e pashfrytëzuar sepse është degraduar. Sot e nisim këtë projekt diku 4 kilometra rrugë që kushton 255 mijë euro ka qenë premtim elektoral i pastër e jo vetëm me i thënë dikujt diçka, projekti ka qenë i rëndësishëm pasi lidh regjionet dhe qytetin”, tha Gjini.

Lekaj dhe Gjini kanë marrë pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës “Ramamat” të Gjakovës.

Lekaj ka thënë se qytetarët e kësaj ane kanë pasur nevojë të kenë infrastrukturë rrugore ndërsa ka shtuar tutje se projekte të tilla do të vazhdojnë.

“Ju e patë që përveç infrastrukturës së rrugëve regjionale e komunale tani kemi filluar të zhvillohemi në infrastrukturën edhe nëpër lagje. E tha kryetari këta qytetarë kanë pasë kërkesë mirëpo deri tani s’kemi mundur t’i kryejmë obligimet tona ndaj tyre. Ne vazhdojmë me rrugët tona, punën tonë për qytetarët” ka thënë Lekaj.

Kryetari Ardian Gjini ka thënë se këto projekte do të rregullojnë jetën e qytetarëve.

“Po i nisim punimet në rrugë, prapë e kemi një pjesë të banorëve tanë që janë në gjendje jashtëzakonisht  të keqe dhe këto rrugë do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, po flasim për 10 akse, 6 lagje me gjatësi totale 2.5 kilometra me vlerë 175 mijë euro”, ka thënë Gjini, raporton EO.

Poashtu gjatë ditës, Lekaj ka marrë pjesë edhe në fillimin e punimeve në rrugën “Muharrem Domi” të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Lekaj tha se Çabrati është vendi kryesorë në Gjakovë pasi këtu shtrihen trupat e shumë dëshmorëve të kësaj ane.

Lekaj ka thënë se si ministri do të mbështesin projektet qe kanë impakt pozitivë tek qytetarët.

“Jemi tek varrezat e martirëve që është simbolikë e Gjakovës, simbolikë e sakrificës dhe simbolikë e rezistencës dhe udhërrëfyes se si ndërtohet shteti. Është projekti i katërt në Gjakovë që ne po e fillojmë, këto projekte që e lidhin Çabratin me qytetin e Gjakovës me universitetin, ne do të mbështesim çdo projekt që ka ndikim pozitivë tek qytetarët”, tha Lekaj.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se ky projekt do të kushtojë 155 mijë euro.

“Sot me mbështetje të Ministrisë së Infrastrukturës e vazhdojmë këtë rrugë 715-720 metra e cila lidhet me Çabratin te universiteti edhe e cila përfundimisht e zgjidh fytin e ngushtë për qasje deri në Çabrat. Ky vend është i shenjtë për Gjakovën, martiret ata që janë vrarë dhunshëm nga forcat serbe. 155 mijë është vlerë e projektit”, ka thënë Gjini.

Lexo më shumë:

Të ngjashme