Nuk raportojnë në Komision, deputetët do t’i vizitojnë ministritë e ndërmarrjet publike

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 15:33 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka diskutua rreth procedurës së mbikëqyrjes së rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore, raporton Ekonomia Online.

Deputetët kritikuan qasje e shumë institucioneve për mosraportim në Komision. Mosraportimi i tyre ka bërë që deputetët të vendosin që t’i vizitojnë nëse buxheti i paraparë ka shkuar ne vendin e duhur.

Megjithatë, ata u dakorduan që fillimisht të takohen me përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth adresimit të rekomandimeve të organizatave buxhetore.

Kryetarja e Komisioni, Hykmete Bajrami, ka rekomanduar që të ndarë në dy grupe t’i vizitojnë institucionet.

“Besoj se është mirë që të ndahemi në dy grupe të vizitojmë atu në mënyrë që grupi të vendosim të shkojmë në institucione ose mund të vendosim që t’i ftojmë përfaqësuesit e institucioneve që të vijnë drejtpërdrejtë në komision. Mirëpo edhe pas vizitave të kemi një mbledhje të komisionit që t’i trajtojmë këto”, tha Bajrami.

Po ashtu i të njëjtit mendim ishte edhe deputeti i VV-së Enver Haliti, raporton EO.

“Në propozojë se është mirë  që të ndahemi në grupe të vogla dhe jo komplet komisioni edhe ato institucione që kanë pasur opinion të kualifikuar dhe që kanë pasur numër më të madh të rekomandimeve t’i vizitojmë drejtë për drejtë dhe të takojmë personat përgjegjës dhe të  informohemi drejtpërdrejtë se sa kanë arritur t’i adresojnë ato rekomandime dhe pastaj secili  grup të takohemi dhe të ndërtojmë një strategji se si do t’i qasemi tutje”, tha Haliti.

Edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj u pajtua se shumë shpejt duhet që të vizitohen këto institucione.

“E shohë shumë të rëndësishme ta mbështes propozimin e kolegut deputet për shkuarjen në vizita të në grupeve pikërisht duke pasur parasysh se në si komision nuk mund të shkojmë në çdo institucion dhe ministri”.

Kurse kryetarja Bajrami shtoi se institucionet duhet të njoftohen një javë para se të shkojnë për vizitë, raporton EO.

“Unë pajtohem që dy javë përpara me i njoftuar sepse asnjë institucion nuk kanë agjenda strikte para caktuar dy javë përpara. Nëse i thërrasim tani e tutje dy javë përpara unë besoj se kanë fleksibilitet të mjaftueshëm”.

Të ngjashme