Për herë të tretë diskutohet Projektligji për reformën sociale, kundërshtohet nga opozita

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, për të tretën herë është diskutuar projekti për skema sociale Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Fianancimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, i cili po kundërshtohet nga deputetët e opozitës.

Anëtari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se nuk duhet të votohet kjo reformë që të shteti të hyjë në borxh.

“Ne jemi pajtuar edhe më herët për reformën sociale, a ka pasur kapacitete financiare apo çfarë kapacitetesh kanë munguar që ju të filloni reformën e skemave sociale me buxhet vetanak”.

“Ne kemi raportin e auditorit i cili mjete ka mjaftë, që ju nuk keni mundur t’i harxhoni, as në investime kapitale dhe shumë kategori të tjera, pse duhet ju të hyni kredi për me rrit borxhin e shtetit për me filluar reformën e skemave sociale kur mjetet janë në konto te shtetit”.

“Ju po thoni rimbursim cila është logjika ekonomike që ne duhet të marrim kredi, a është rimbursim apo kredi, unë nuk pe kuptoj për herë të tretë pe diskutojmë, dhe tash po dëshironi te na shtini në një kredi tjetër prapë për një projekte. Nuk pe kuptoj pse duhet na me votuar këtë me hy në borxh kur ka mjete”, tha Shala.

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së e pyeti ministrin Hekuran Murati se a është specifiku se ku shkojnë 47 milionë euro kredi për skemën pensionale.

“Kredia për mbështetje buxhetore është marr kur kemi qenë në kulmin e pandemisë, po unë e shoh të panevojshme tash në tetor 2022, kur bilanci banka i qeverisë është 700-800 milionë euro. Kemi bilanc bankar që shkon deri në 800 milionë euro ndërkohë që po marrim kredi për mbështetje buxhetore. Ka qenë e nevojshme në vitin 2020, por jo tani”, tha ai

Hoti shtoi se kurrë, që nga viti 2008, nuk është marrë ndonjë kredi për mbështetje buxhetore.

“Për të tretën herë po e sjell në Kuvend një marrëveshje që po të refuzohet, kjo nuk ka logjikë të shkohet përpara për një kredi 47 milionë euro kur ka bilanc bankar 800 milionë euro”, tha Hoti.

Ministri i Financave Hekuran Murati, duke iu përgjigjur deputetit tha se borxhi nuk po rritet.

“Borxhi shtetëror nuk po rritet, madje sivjet borxhi është më i vogël se sa në fillim të vitit, ne përderisa mund të marrim kredi të reja, nuk po rritet borxhi publik”.

Të ngjashme