Piraj thotë se qarkullimi ka shënuar rritje enorme, por fitim s’ka: Çmimet kanë filluar të bien

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 08:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pronar i kompanisë “Meka”, Burim Piraj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë gjatë këtij vit është vërejtur rritje enorme e qarkullimit, por jo edhe e fitimit.

Ndonëse shton se e tërë bota po ballafaqohet me vështirësi sa i përket importit dhe eksportit, kohëve të fundit ka filluar të ketë zbritje të çmimeve.

Piraj pret që të ketë stabilizim të çmimeve, duke shpresuar që kriza të tejkalohet shumë shpejt.

“Këtë vit në krahasim me vitin paraprak kemi një rritje enorme në kompaninë time të qarkullimit mirëpo jo edhe të fitimit”.

 “Sa i përket vështirësive globale në përgjithësi me importet dhe transportet në të gjitha gjërat për lëndën e parë ka filluar pak të balancohet situata. Ka filluar poashtu edhe një stabilizim i çmimeve dhe artikuj të caktuar kanë filluar të bien. Po shohim pak përmirësim dhe jemi optimist se do të ketë përmirësime më të mëdha”.

Piraj shtoi se në kompaninë e tij mund të ketë largim të punëtorëve për shkak të masave disiplinore, por jo pakënaqësi në paga, raporton EO.

Por ai thotë se ka kompani që kanë mungesë të punëtorëve, si rezultat i mungesës së produktivitetit e që ka gjasa edhe të bankrotojnë.

 “Mund të ketë largim të punëtorëve për shkak të masave disiplinore të cilat i aplikon kompania ose rrethana tjera po pakënaqësi në paga nuk ka pasur”.

“Kemi pritje të madhe të punëtorëve që dëshirojnë të punësohen në kompani. Kompani të ndryshme kanë mungesë të punëtorëve si rezultat i mungesës së produktivitetit. Ndodh që kompanitë mund edhe të bankrotojnë”.

Të ngjashme