Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën, të cilat lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka njoftuar se tashmë kontrollet do të kryhen sipas parimit një ndalesë një kontroll, një vendim ky që, sipas tij, lehtëson lëvizjen e lirë mes vendeve, shkruan sot Koha Ditore.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Lleshaj.

Ndërkohë që të gjitha pikat doganore në kufirin Shqipëri-Kosovë do të jenë të përbashkëta në bazë të vendimit të Qeverisë shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme