Qeveria planifikon t’ua ndalë pagat grevistëve, zv.sekretari i Financave: Këtë e thotë edhe Ligji për Greva

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Enis Spahiu, është deklaruar lidhur me vendimin që sindikalistët të pezullohen nga puna dhe t’u ndalohen benefitet tjera për aq kohë sa janë pjesë e grevës.

Spahiu ka thënë se kërkesa për listën e personave që janë në grevë, e të cilët duhet të pezullohen nga paga, është ligjore.

“Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Ministria s’ka qenë e njoftuar se do fillojë greva, por për këtë janë njoftuar sot.

“Sot e kemi marrë njoftimin për grevë nuk kemi pas më herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar që nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me ditë kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës”, tha Spahiu për Insajderi.

Ndryshe, në një email drejtuar anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj, Ministria ka kërkuar që të kenë listën e personave që janë në grevë për t’i pezulluar nga puna dhe t’u ndalin benefitet.

Të ngjashme