Rama: Në pranverë hiqet kufiri Kosovë – Shqipëri

Durrës | 15 Jan 2019 | 14:14 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga sot ka filluar punën Dogana e Kosovës në portin e Durrësit, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë zyrtare të fillimit të punës së Doganës në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është hapi i pari i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganorë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dogana e Kosovës, këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkëputjeve e orëve të pritjes, kostove të pa llogaritshme të bizneseve. Vazhdimi këtij procesi me vendosjen e të njëjtit standard në të gjitha pikat doganore është objektivi afatshkurta. Njohja reciproke e pikave doganore, mundësimi i pritjes së procese doganore duke shfrytëzuar teknologjinë dhe realizimi qëllimit të administratës doganore funksionon si një trup i përbashkët në shërbim të ndërmarrjes shqiptare”, u shpreh Rama.

Sipas tij, kjo risi shpejton lëvizjen e lirë të mallrave dhe e kthen kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë në një kufi formal.

“Ndërveprimi sistemeve që sot nuk do zgjasë se pak minuta për çdo procedurë, kështu hyjmë në një proces që na qon jo vetëm de bashkimi doganor por edhe te  bashkimi tregjeve. Ne nuk kemi një referencë tjetër përveç shifrave,për t’iu kthyer përgjigje atyre në tirane e Prishtinë që shpeshherë e kanë përqeshur këtë provës të transformimeve që ka nisur nga dy qeveritë”, shtoi Rama, raporton Ekonomia Online.

Rama shtoi se 60 milionë euro nuk janë shumë për tu krenuar, sipas tij, mundësitë e potenciali shqiptar është shumë më tepër se kaq, ama janë shumë më tepër se që ishin.

Ndërsa tha se në pranverë nuk do të ketë më kufi mes dy shteteve.

“Zyra e policisë në kufi është e përbashkët ku ata qëndrojnë në një sportel. Por kjo do zgjasë edhe pak kohë sepse në pranverë do kemi procedurë të re ku do kemi një kufi totalisht fluid. Shqipëria e madhe është sajesë e armiqve të shqiptarëve. Nuk ka Shqipëri të madhe, ka komb të madh që e sheh të ardhmen pjesë e të njëjtit sistem”, tha Rama.  

Ndërsa, Arben Ahmetaj, ministër i Financave të Shqipërisë, u shpreh se ky projekt i jetësuar sot ka rëndësi ekonomike por edhe kombëtare.

“Me ngritjen e zërës në portin e Durrësit bëhet njohja reciproke në sistemet respektive doganore duke ofruar standard të ri zhvillimi, nxitja e mëtejshme regate e dy vendeve, do kryhen analiza duke ngritë shkëmbimin e informacionit që do ketë impakt të rritjes dhe sigurisë. Do kryhen kontrolle të përbashkëta”, pohoi Ahmetaj, raporton EO.

Të ngjashme