Shahini: Dialogu me Serbinë do të shkaktojë ngecje në aspektin politik dhe ekonomik

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 11:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se për shkak të politikës së paqëndrueshme në vend dhe rajon pasojat po i vuan ekonomia.

Madje, ai tha se ky vit mund të quhet politik për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve qendrore dhe lokale, ky sipas tij, ekonomia do të jetë në rend të dytë karshi kërkesave elektorale të politikanëve për vota.

“Kosova dhe Ballkani Perëndimor vuajnë nga politika e paqëndrueshme e cila ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe kjo është si traditë e keqe që po trashëgohet vazhdimisht dhe po ndikon në vendimet që duhet të merren për zhvillim ekonomik të vendit. Prandaj ky vit mund të quhet vit zgjedhor politik për të cilin do të përballemi me zgjedhjet qendrore dhe lokale”.

“Prandaj ekonomia e vendit ka dyshim që ekonomia mund të jetë në rendin e dytë karshi ngjarjeve politike dhe kërkesave elektorale të politikanëve tanë për vota për të marrë sa më shumë”.

Sipas tij, dialogu me Serbinë do të ketë ndikim dhe ngecje në aktivitetet politike dhe ekonomike në vend.

Tutje, Shahini theksoi se Gjykata Speciale do t’i marrë Kosovës një kohë të gjatë sepse institucionet do të angazhohen në përmirësim të imazhit të dëmtuar.

“Dialogu me Serbinë do të ketë ndikim të madh dhe ngecje të madhe të aktiviteteve politike dhe ekonomike në vend. Poashtu ndikimi të madh do të ketë edhe Gjykata Speciale që do të na marrë një kohë të madhe dhe do të angazhohen institucionet shtetërore për mbrojtje të pafajësisë për mbrojtje dhe ngritje të imazhit të dëmtuar nga pretendimet që vendin tonë e kanë udhëhequr në thonjëza pretendojnë njerëz që kanë bërë krime dhe kjo do të ndikojë edhe në dialogun”.

“Dialogu me Serbinë dhe administrate e ShBA-së që po vjen shpresoj që do të shtyjnë më shpejt dialogun më konstruktiv, dialogun që do ta sjellë vendin tonë të barabartë me vendet e ndryshme duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave për të cilën Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Ballkan dhe Evropë”.

Përderisa zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë edhe përkundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.

“Ne do t’i shpallim takimet e ardhshme kur të vijë koha,” sqaroi gjatë së martës Stano.

Të ngjashme