Shahini: Kosova e Serbia para një akti historik

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se marrëveshja bilaterale e nënshkruar me qëllim ekonomik mes dy shteteve do të fillojë të rregullon edhe çështjet politike të grumbulluara me vite.

“Ky takim i sotëm vjen pas që BE-ja pothuajse ka dështuar për të zgjedhur këtë problem në negociatat për gati 10 vjet”, ka shkruar Shahini, në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova dhe Serbia para një akti të madh Historik

Shtëpia e Bardhë në Washington për herë të parë i ka mbledhur delegacionet e dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike mes palëve të hasmuara me decenie.

Sot marrveshja bilaterale e nënshkruar me qëllim ekonomik mes dy shteteve do të fillon të rregullon edhe qështjet politike të grumbulluara me vite.

Ky takim i sotëm vjen pas që EU po thuajse ka deshtue për të zgjedhe këte problem në negaciat për gat 10 vite.

E veçanta tjetër e ditës së sotme është takimi trepalësh mes Presidentit Trump, kryeministrit Hoti dhe Presidentit Vuçiç si shtete të barabarta si akte i parë historik në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja e sotme do të përcillet me shumë duar trokitje por edhe më shume kritika e rëndësishmja është se Serbia dhe Kosova po ecin si shtete të barabarta por të ndara drejt EU.

Të ngjashme