Sogojeva paralajmëron sërish: Të subvencionohen bizneset, ndryshe 30% rrezikojnë të mbyllen

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 08:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se nëse nuk intervenohet me kohë, prej 18 mijë bizneseve aktive, 30% prej tyre rrezikohen të mbyllen.

Krejt kjo sipas tij, për shkak të krizës dhe mosndihmës nga Qeveria. Tutje, Sogojeva tha se edhe vetë kryeministri Albin Kurti po dërgon mesazhe se na pret një dimër i vështirë.

Ai thotë se alternativa e vetme mbetet subvencionimi i bizneseve.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale që kemi edhe në bazë të asaj që jam informuar nga kryetar të rajoneve gjendja nuk është e mirë”.

“Tash vetë Qeveria po dërgon mesazh se do të jetë një dimër i vështirë dhe duke parë këto analiza ne teren prej 18 mijë bizneseve nëse nuk intervenohet rrezikojnë të mbyllen 30% të tyre. Edhe ashtu kanë filluar të mbyllen”.

“Alternativa e vetme është të ulemi së bashku të koordinohemi t’i subvencionojmë bizneset në forma të ndryshme. Nëse kemi reduktime të rrymës naftën ose forma të tjera të cilat mundet Qeveria të subvencionojë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme