Stavileci për punëtorët e KEDS-it: Të respektohet vendimi i Gjykatës

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 15:10 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka komentuar rastin e punëtorëve të KEDS-it të larguar nga puna.

Ai tha se kjo çështje i ka kaluar Gjykatës përkatëse, duke bërë thirrje që të respektohet vendimi i organeve përkatëse, raporton Ekonomia Online.

“Është mirë që nuk ka mbetur në vullnet politik, për shkak që mundet mos me qenë zgjidhje afatgjate. Nuk besoj që dikush guxon mos me i respektua vendimet ë gjykatës në këtë rast KEDS-it”, tha Stavileci gjatë një debati të hapur në Lëvizjen FOL.

100 punëtorë të larguar nga KEDS-i, edhe përmes protestave kanë kërkuar zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe Inspektoratit të Punës për kthimin e punëtorëve të larguar nga puna.

Të ngjashme