Taksa ka krijuar treg të ri të produkteve

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka marrë tashmë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në Kosovë. Ky shtet prin me produktet e saj në Kosovë, që prej vendimit të Qeverisë se Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Para vendosjes së taksës, për dy dekada radhazi Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës, kurse tashmë radhitet e fundit.

Në muajin mars të këtij viti, sipas të dhënave publikuara në raportin e fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, eksporti i produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës ka qenë rreth 535 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e mallrave të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë ishte mbi 36 milionë euro.

Ky shtet në ditë ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro.

Ndërkaq, eksporti i mallrave nga Kosovë në këtë shtet në mars të vitit të 2018, ka qenë mbi 2 milionë euro, kurse muajin e kaluar eksporti në ka rënë në 1.5 milion euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme