Thaçi: Nuk lejojmë që Kosova të keqpërdoret si shtet

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 09:42 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar ekspertët për punën e tyre me rastin e fitimit të betejës ligjore në arbitrazh, kundër kompanisë AXOS GMBH, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra-miliona euro nga Kosova, për anulimin e privatizimit te 75% te aksioneve të PTK-se.

Thaçi ka thënë Kosova do të mirëpresë investimet e huaja, por sipas tij, nuk do të lejohet që të keqpërdoret si shtet.

“Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës. Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme”, ka shkruar ai.

Me ketë vendim, Axos GMBH detyrohet t’i paguajë Kosovës dy milionë euro ne emër te shpenzimeve për përfaqësim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme