Ujkani: Sektori i energjisë dhe teknologjisë potenciali më i madh i Kosovës

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 08:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Emrush Ujkani në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova ka sektorë të caktuar ku investitorët e huaj janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

Sipas tij sektori i energjisë dhe  teknologjisë së informacionit dhe  komunikimit (ICT) është atraktiv dhe është potencial i mirë.
“Unë mendoj që sektorët të cilët janë të interesuar investitorët e huaj tashmë janë të mirënjohur. Kosova ka një potencial që duhet të orientohet dhe duhet të shfrytëzohet ashtu si duhet, natyrisht në sektorët si ai i energjisë, pastaj është shumë i rëndësishëm sektori i ICT konsiderohet atraktiv për vendin tonë, është gjithashtu një potencial i  mirë. Neve e kemi pa veçanërisht gjatë kohës së Covidi,  ka lënë gjurmë të veta dhe ka shtryer, ka trasuar një mundësi shumë të mirë për të pasur më tutje orientim jo vetëm te kapitali vendor,  po edhe atij të huaj”, tha Ujkani.

Ai konsideron se ka edhe sektor  të tjerë të cilët janë atraktiv për investimet e huaja, si sektorët e industrive të prodhimit, riciklimi i mbeturinave etj.

“Natyrisht sektorët e tjerë që unë do të kisha dashtë me u ndërlidh, janë ato të sektorëve të industrive të prodhimit, pastaj në ato që kanë të bëjnë me riciklim të mbeturinave, pra në mbrojtje të ambientit. Pra këto janë ato që kisha dashtë me i vlerësua që për momentin janë pak më atraktive në vendin tonë”, ka thënë Ujkani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme