VV reagon ndaj Haradinajt: Telekomi nuk bankroton, Qeveria s’ka guxim të merret

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 13:46 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekspertë të çështjeve për shërbime elektronike dhe postare në Lëvizjen Vetëvendosje sot mbajtën konferencë për media lidhur me krizën e Telekomit si dhe rreth deklaratave të kryeministrit se Telekomi gjendet në një krizë të thellë.

Fatban Bunjaku nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Telekomi nuk po bankroton por sipas raporteve situata në muajin e parë dhe të dytë është në përmirësim e sipër, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria Haradinaj larg syve të publikut po tenton që në mënyrë të fshiftë të glaborojë çështjen e Telekomit. Kjo kontratë nuk është dashur të lidhet fare. Qeveria në këtë formë po tenton të duket si një aksionar i përgjegjshëm. Te premten me një dalje publike Haradinaj tha se gjendja në Telekom është e vështirë dhe vetëm një mrekulli e kthen atë. Referuar në raportet e operatorit situata në muajin e parë dhe të sytë është në përmirësim e sipër”, tha Bunjaku.

Sipas Bunjakut, Vala i ka 97 mijë abonentë aktiv dhe i shfrytëzon vetëm 30 mijë porte.

“VALA i ka 97 mijë abonentë aktiv. Aktualisht VALA i shfrytëzon vetëm 30 mijë porte. Nuk është e zymtë situata në këtë sektor z. kryeministër. Një kompani ka shprehë interes ta menaxhojë Telekomin e Kosovës. Telekomi nuk po bankroton dhe nuk është i bankrotueshëm”, tha Bunjaku.

Sipas Vetëvendosjes,  edhe ndërprerja e energjisë elektrike po ndërlidhet edhe me funksionin e VALA-s.

“Jemi dëshmitarë që gjatë kësaj jave kemi pasur ndërprerje të energjisë elektrike por në këtë çast edhe VALA u ndërpre.  Telekomi pa ndalur po vazhdon të i paguaj faturat e kompanive të ndryshme. Telemomi merr vendim të sponsorizoj një klub sportiv prej 600 mijë euro derisa edhe është në krizë. Këto ishin shembuj se si pushteti po e zhvat qëllimshëm Telekomit. Z mobile po e zhvat financiarisht valën si dhe ja ul cilësinë. Mrekullia të cilën e përmendi kryeministri po del të jetë njëra nga kompanitë që MZHE i ka kontaktuar”, shtoi Bunjaku.

E Salem Lepaja akuzoi ushtruesin e detyrës për kryeshef ekzekutiv në Telekom, Trim Musliun se nuk ka kurrfarë kompetenca për ta mbajtur këtë post.

Sipas Lepajës,  Musliu është jo profesionalist në këtë drejtim

“Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit nuk është aktual ende por u.d detyre është emëruar Trim Musliu njeri pa kurrfarë kompetencash profesionale. Momentalisht Telekomi është pa zot shtëpie sepse në proces është padia e kompanisë Z Mobile për pagesën e borxhit 32 milion ndaj Telekomit. Qëllimi është që përmbaruesi t’ia merr Telekomit këtë 32 milion”, tha Lepaja.

Lepaja shtoi se Qeveria nuk patën guxim ta respektojnë rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas VV-së, menjëherë pas emërtimit të Gent Begollit, LVV ka reaguar sepse ky person nuk kishte kompetencë dhe tregon se qeveritë e mëparshme nuk janë të interesuara ta zgjidhin krizën në Telekomin e Kosovës.

“Kur u emërua Gent Begolli kryeministri e prezantoi si profesionalist dhe tash pas 4 muaj pa kurrfarë përgjegjësie ky deklaron se ai është tërhequr dhe se ai nuk bën asgjë dhe se nuk mund ta shpëtojë Telekomin. Ne iu kemi thënë natyrisht se në veprime të tilla Telekomi nuk mund të dalë nga kriza. Ne iu kemi bërë thirrje ta ndalni plaçkitjen e Telekomit të Kosovës”, tha Lepaja.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj konference i kërkoj kryeministrit Ramush Haradinaj, që të tërhiqet dhe Telekomi të rimëkëmbet.

Të ngjashme