Ekrem Hyseni ka falënderuar mbështetësitë pasi mori besimin për të udhëhequr me Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunën e Podujevës.s.
Ai tha se me vendimin e sotëm i është dhënë dimension i ri Degës së LDK-së në Podujevë.
“Në këtë ditë të shënuar për ne, shfrytëzoj rastin t’u falënderoj me përzemërsi të gjithë juve që po i qëndroni besnikë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe së dyti që sot me këtë kuvend madhështor, bashkë po i japim dimension tjetër degës tonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Hyseni u zotua se do të rezultojë suksesshëm në rrugëtimin e përbashkët në Podujevë.
“E di shumë mirë situatën në të cilen ndodhemi, por kemi bindjen e plotë që në këtë rrugëtim të përbashkët, do të rezultojmë suksesshëm”, tha ai.
Kujtojmë që Agim Veliu ka konfirmuar sot se nuk ka marr pjesë në mbledhjen ku Hyseni u zgjodh kryetar i LDK-së në Podujevë.
Postimi i plotë:
Të dashur veprimtarë, struktura dhe anëtarë të LDK-së në Podujevë,
Sot, delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Podujevë të mbledhur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm, e të thirrur me iniciativën e 59 prej tyre më dhanë nderin më të madh të jetës time, duke më zgjedhur Kryetar të Degës së LDK-së në Podujevë në një proces të rregullt e demokratik.
Në këtë ditë të shënuar për ne, shfrytëzoj rastin t’u falënderoj me përzemërsi të gjithë juve që po i qëndroni besnikë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe së dyti që sot me këtë kuvend madhështor, bashkë po i japim dimension tjetër degës tonë.
E di shumë mirë situatën në të cilen ndodhemi, por kemi bindjen e plotë që në këtë rrugëtim të përbashkët, do të rezultojmë suksesshëm.
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë,
Së shpejti do të mblidhemi prap, për ta prezantuar Platformën time me objektiva të qarta të cilat do ta funksionalizojnë degën në secilin segment të saj dhe do ta bëjnë të rëndësishëm, e pjesëmarrës secilin anëtarë të LDK-së.
I juaji,
Ekrem Hyseni