Teatri Kombëtar është në gjendje të mjerueshme, i pasigurt ndaj edhe duhet mbyllur menjëherë. Ky është vlerësimi i Institutit të Ndërtimit, dhënë gjate degjesës që u realizua nga Bashkia e Tiranës me arkitektë dhe ekspertë për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.
“Në konkluzionin e Institutit ky lloj institucioni është i pabanueshëm. Për ne duhet urgjentisht të pezullohet aktiviteti. Për ne si institucion, ai duhet të rrafshohet dhe të konceptohet me ato kushtet teknike që janë të sotme për një objekt që është social kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifikat të veçanta”, tha Agron Hysenlliu, Kreu i Institutit të Ndërtimit.
Përfaqësuesja e institutit te monumentit të kulturës, vuri theksin se përgjatë 4 viteve janë bërë ndërhyrje emergjente ndërsa theksoi se godina nuk gëzon status të veçantë.