Ekspertët për akreditim po qëndrojnë në Universitetin “Kadri Zeka”

Gjilan | 12 Maj 2017 | 10:23 | Nga

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot është duke qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim të Kosovës.

Ata janë duke zhvilluar  takimin e parë me  menxhmentin e Universitetit, kurse gjatë ditës do të kenë takime të ndara punuese me bartësit e programeve për të cilat Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërsa më vonë do të takohen edhe me pjesën tjetër të  stafit akademik dhe me studentët.

Ky proces ka të bëj me akreditimin e Universitetit si institucion dhe programeve që ofrohen në kuadër të tij.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për riakreditim të dy programeve të nivelit Bachelor: Marketing dhe Banka Financa Kontabilitet, kurse për akreditimit janë tri programe të reja Master: Edukimi Special, Qeverisja Lokale  dhe Shoqëria Demokratike dhe programin E-Qeverisja .

Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga: Prof. Dr. Milan Pol Masaryk University, Prof. Dr. Peter Parycek Danube University Krems, Prof. Dr. Dietmar Paier University of Applied Sciences Krems (AT), Prof. Dr. Frederic Mertens de Wilmars University of Valencia (ES), Mr. Luca Ciubotaru European Students Union (EU), pas takimeve me menaxhmentin do të vizitojnë hapësirat ku zhvillohet puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme