Ekspertët vlerësojnë se gjendja në arsim është degraduar, e konsiderojnë rrezik për të ardhmen

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 13:29 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezën e katërt mbi “Mësimdhënia, Tekstet – Mjetet dhe Infrastruktura shkollore”.

Osman Buleshkaj, profesor, ka parashtruar katër elemente që sipas tij, duhet të zbatohen në mësimdhënie, raporton Ekonomia Online.

“Tek mësimdhënia janë katër elemente të rëndësishme. E para në çfarëdo konteksti do duhet të dimë cilat janë programet që përgatisin mësimdhënës. Sa herë flasim për mësimdhënës orientim e kemi Fkultetin e edukimit por po harrojmë se përgatitja profesionale po bëhet në fakultete të tjera. Elementi tjetër është procesi i udhëheqjes së mësimdhënies”.

“Shpesh po harrojmë se përveç një drejtori të shkollës kemi edhe struktura të tjerë që po mbesin në hije. Mësimdhënien në struktura duke u munduar ta lehtësojmë e kemi komplikuar me struktura të tjera. Pika e tretë ishte zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve. Elementi kryesor është nevojat e identifikuara të mësimdhënësve”.

Ndërsa për tekstet shkollore u shpreh se ka shumë për çka duhet të diskutohet. Ndërto përmendi Ligjin për Tekstet, për të cili tha se duhet të plotësojë kushtet më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit.

Arbërie Nagavci, nga VV-ja tha se mund të ketë ndryshim plotësim të legjislacionit aktual.

“U decintaralizuan një varg kompetencash, por asnjëherë mbështetja nuk ishte të kishim një decintralizim të vendimeve në shkolla. Në këtë situatë ku jemi ku po ndodhin një varg nismash në arsim ka pasë aktivitete të shumta. Ka nevojë të ketë mbështetje për shkollat ku mund të kemi plotësim ndryshim në legjislacionin aktual”.

Halim Hyseni, ekspert i arsimit, ka shprehur revoltë ndaj sistemit arsimor në Kosovë, pasi tha se gjendja vetëm po degradohet, madje situatën në arsim e ka quajtur rrezik për të ardhmen e vendit.

“Të gjitha nismat në arsim që po i fillojmë po degradohen. Në vend që ta përmirësojnë gjendjen po bëhen edhe më e rëndë”.

“Nuk mundemi me dalë nga kjo krizë me trajtim të problemeve të veçanta. Apostolova tha dihet ta fillojmë nga zero, unë jam pajtuar me këtë plotësisht. Ne duhet ta kemi të qartë gjendja është tepër e rëndë sa e rrezikon gjendjen e vendit”.

Ai ka ftuar që në arsim të bëhen transformime e jo reforma, pasi sipas tij, me reforma nuk mund të dilet nga kjo situatë.

“Arsimi nuk duhet të ndahet nga ai universitar në parauniversitar sepse këta janë të lidhur bashkë. Infrastrukturën që e kemi, iu them haptazi a e dini që nuk kemi ligj për arsimin fillor, për atë të mesëm të ulët. Kemi ligj për arsimin parashkollor e jo për atë fillor”.

“Na nevojitet një menaxhim total i cilësisë së edukimit dhe arsimit. Pa vendosje të standardeve të nivelit të arsimit ne nuk kemi cilësi. Në Fakultetin e Edukimit mungojnë lëndët thelbësore. Është koha që Fakulteti i Edukimit por edhe të tjerat që përgatisin kuadro të transformohen, jo me reforma sepse nuk mund të dalim nga kjo gjendje me reforma, ne na nevojitet transformimi”.

Ndërsa, ka shtuar edhe se ndryshimi nuk bëhet derisa udhëheqësit e shkollave kanë marrë këtë pozitë nga subjekte politike.

“Nuk mundet ky sistem të vazhdojë nëse nuk ka decentralizim. Nuk mund të jenë kreativë mësimdhënësit derisa për ta vendosim kryetarët e komunave me pretendim që të sigurojë vota elektorale.  Të njëjtën revoltë shpreh ndaj teksteve shkollore”.

Ai tha se Kosova nuk ka kulturë të zbatimit të ligjeve, ashtu si edhe në atë për tekstet shkollore, raporton Ekonomia Online.

“Problemi madh është mungesa e zbatimit të këtij ligji tek ne. Ne nuk e kemi zbatuar këtë ligj asnjëherë. Nuk lejohen tekstet shkollore që të bëjnë propagandë kundër Kosovës, që cenojnë të drejtat e njerëzve dhe ato fetare. Si mundet një vend të shkojë kur nuk kemi kulturë të zbatimit të ligjeve. Nuk mund të dalim nga kjo gjendje nëse nuk e fuqizojmë arsimin profesional”.

“Të krijohet vetëdija e domosdoshme që ky sistem i yni, kjo vetëdije e rrezikon të ardhmen e vendit. Në parlament duhet të formohet një komision për transformimin e edukimit dhe arsimit”.

Hyseni shtoi se duke filluar nga abetarja dhe libra të tjerë, nuk është vënë në zgjedhje të përdorimit në shkolla asnjëra.

“Në emër të atdhetarizmit thuhet se përdoret abetarja e përbashkët. Ne në Kosovë nuk e përdorim lekun por euron. E nxënësi në klasën e parë e ka atë valutë si është shkruar aty”.

Të ngjashme