Presidenti i Këshillit për Qeverisje Gjithpërfshirëse, me seli në Nju Jork, Alex Roinishvili Grigorev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Nisma e grupit të deputetëve për tërheqjen e legjislacionit për Gjykatën Speciale është e drejtë e tyre juridike, por thotë se sheh vetëm efekte të dëmshme për vendin.
“Në këtë aspekt, Kosova ka obligime juridike, kushtetuese dhe ndërkombëtare”, thotë Grigorev.
Pas përpjekjeve të dështuara në Kuvendin e Kosovës për tërheqjen e legjislacionit për Gjykatën Speciale, shumë ekspertë dhe analistë thonë se kjo nuk ishte në ineteresin më të mirë të Kosovës. Po ashtu, ka pasur edhe refuzim të ashpër të kësaj lëvizjeje nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore në Kosovë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Si e shihni ju këtë përpjekje si person që ka qenë i përfshirë në çështjen e Kosovës për një kohë të gjatë?
Grigorev: Isha i befasuar, si shumë të tjerë, kur e gjithë kjo filloi të ndodhë shumë befasishëm të premten para fundjavës së gjatë të Krishtlindjeve, kur shumë prej zyrtarëve ndërkombëtarë në Prishtinë, Bruksel dhe Uashington, nuk gjenden aty dhe vëmendja e tyre është më tepër e fokusuar në bashkimin me familjet e tyre për festa, se sa në Kuvendin e Kosovës.
E kuptoj në mënyrë perfekte ndjenjën negative për këtë Gjykatë Speciale, veçanërisht në mesin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. E di, po ashtu, sikur shumë të tjerë në Kosovë, se ata që kanë kryer krime të tmerrshme të luftës në Krushë të Madhe, Rahovec, Mejë apo Vushtrri, në vitin 1999, në masë të madhe kanë mbetur të pandëshkuar.
Pavarësisht nga kjo, krimet me të cilat merret Gjykata Speciale kanë ndodhur. Akuzat e paraqitura në raportin e përgatitur nga senatori zviceran, Dick Marty, janë tejet të tmerrshme për të mbetur të pandjekura. Tregimi për formimin shtetëror të Kosovës, vështirë se është i përfunduar pa përgjigje të qarta në këto pyetje. Këto akuza duhet të shqyrtohen me qëllim që secili të lëvizë dhe që të mbyllet kjo kaptinë e rëndë në historinë e Kosovës.
Pa dyshim, nisma e grupit të deputetëve është e drejtë e tyre juridike. Megjithatë, si do të përfitonte Kosova nga një nismë e tillë? Unë shoh vetëm efekte të dëmshme për vendin. Në këtë aspekt, Kosova ka obligime juridike, kushtetuese dhe ndërkombëtare. Shtetet që dëshirojnë të konsiderohet si lojtarë të besueshëm ndërkombëtarë, duhet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre kontraktuale. Çfarëdo sukesi i kësaj nisme jo vetëm që do ta dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe raportet me miqtë dhe aleatët e vet më të afërt, por, po ashtu, do të shkaktojë dëm të pariparueshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Unë nuk jam i befasuar nga deklaratat e rënda nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, si dhe të përfaqësueses së BE-së, gjatë fundjavës së kaluar. Ata thanë se nisma do ta izolojë Kosovën globalisht, në kohën kur mbështetja ndërkombëtare është ende jetike për vendin. Suksesi parlamentar i kësaj misme do t’i shkatërrojë pothuajse krejtësisht ato që janë ndërtuar në 18 vitet e fundit. Dikush duhet gjithmonë ta mbajë mend se historia kurrë nuk shkruhet nga shansi, por nga zgjedhja.
Megjithatë, nisma kurrë nuk do të jetë plotësisht e suksesshme pasi nuk duhet harruar çka kanë thënë Shtetet e Bashkuara gjatë debatit fillestar për Gjykatën Speciale në vitin 2015. Nëse Kosova nuk do ta kishte krijuar gjykatën, amerikanët ishin të gatshëm ta bëjnë këtë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që është një përfundim tejet i ndryshëm për Kosovën.
Ju dhe Këshilli për Qeverisje Gjithpërfshirëse (CIG), keni qenë të involvuar në ngociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Natyrisht, ka shumë akuza ndërmjet palëve për mosimplementimin e marrëveshjeve të arritura. Cila është pikëpamja Juaj për këtë dialog dhe a mendoni se ka rezultate të prekshme nga ai?
Grigorev: Pa asnjë dyshim, dialogu ishte proces pozitiv për të dy vendet dhe për rajonin. Ai ka mundësuar zgjidhjen e pak çështjeve që ishin lënë të pazgjidhura prej vitit 1999 dhe bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës i ka lëvizur në një nivel të dallueshëm cilësor. Përpjekjet e negociatorëve kosovarë dhe serbë, dhe po ashtu, të lehtësuesve të BE-së duhet të vlerësohen pozitivisht.
Në terren ka progres të qartë. Merrni për shembull vetëm pak çështje që këto ditë i marrim për të garantuara: menaxhimi i vendkalimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, regjimi doganor, mbajtja e zgjedhjeve të Kosovës në pjesën verore, integrimin e policisë, shkatërrimin e njësive të mbrojtjes civile, e të tjera.
Për shkak të këtij procesi, Serbia është lejuar t’i hapë negociatat për pranim me BE-në, dhe progresi i saj i mëtejshëm është i kushtëzuaar në shkallë të madhe nga sukesi i normalizimit të raporteve me Kosovën. Kosova e ka nënshkruar Marrrëveshjen për Stabilizim-Asociim me BE-në dhe është e gatshme të kandidojë për anëtarësim në BE.
Më e rëndësishmja për të gjitha kohët, Prishtina dhe Beogradi po zhvillojnë negociata direkte për raportet e tyre të ardhshme. Viti 2017 duket se nuk ka parë tensione dramatike as në Kosovë, e as ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Pavarësisht nga kjo, në vitin 2017, dialogu ka stagnuar. Nuk janë arritur marrëveshje të reja dhe shumë prej atyre, për të cilat ishte arritur pajtueshmëria, nuk janë implementuar, madje disa aspak.
Duket se koha edykuptimësisë konstruktive, e cila ishte shumë e përdorshme në fazën nismëtare të dialogut, ka përfunduar. Kjo dykuptimësi e ka rraskapitur kapacitetin e vet për ndryshim dhe lehtësimi i butë nga BE-ja, më nuk po funksionon. Ekziston nevoja për ndërmjetësim të fuqishëm të procesit gjithpërfshirës me qëllime të qarta, marrëveshje precize dhe afate strikte, të respektuara nga të gjitha palët. Me gjasë, është koha për të menduar për emërimin e një të dërguari special të BE-së, i cili 100% të kohës së tij ose të saj, do ta shpenzonte në këtë çështje. Ai ose ajo do të duhej ta kishte mbështetjen e plotë të lojtarëve më të fuqishëm të BE-së, ngjashëm sikur ndikimi i procesit aktual të Brukselit në pikët e publikuara në Berlin para pak kohe.
Natyra e procesit është një tjetër çështje madhore. Procesi duhet të jetë preciz. Duhet të ketë qëllim të qartë. Është e qartë se faza e re duhet të jetë për normalizimin gjithpërfshirës, që do të përfshinte krijimin e raporteve të plota bilaterale, anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe njohje reciproke e sistemit legal dhe të juridiksionit. Çështjet e tjera të rëndësishme, po ashtu, nuk duhet të harrohen, përfshirë atë të personave të pagjetur dhe bashkëpunimi reciprok në këtë aspekt, pastaj çështja e fondit pensional të Kosovës, bashkëpunimi në siguri dhe marrëveshja për shqyrtimin e mospajtimeve pronësore, e të tjera. Shumë persona theksojnë se evitimi i çështjes së statusit po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Njëra prej mospajtimeve madhore ndërmjet Kosovës dhe Seerbisë është, po ashtu, krijimi i Asociacionit të Komunave me popullatë shumicë serbe në Kosovë. Çka mendoni për këtë asociacion?
Grigorev: Krijimi i asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës, ashtu siç normalizimi i plotë i raporteve me Kosovën është obligim ndërkombëtar për Serbinë. Serbëve në Kosovë, në anën tjetër, u duhen garantime të fuqishme juridike për vazhim dhe legalizim nën legjislacionin e Kosovës për sistemet aktuale të arsimit serb dhe shëndetësisë, dhe po ashtu, pagesat e mirëqenies sociale nga Beogradi. Kjo është, po ashtu, në interesin e Kosovës.
Nuk e kuptoj se përse propozim-statuti për këtë asociacion nuk është prodhuar ende. Ky do të ishte vendi më i mirë për të fillaur dhe do të ndihmonte për lëvizjen e debatit për asociacion nga çështja politike në atë më tepër teknike.
Për dialog, ne kemi disa thirrje nga zyrtarët e lartë të Kosovës për përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara në këto negociata. Por, në anën tjetër, kemi disa deklarata të zyrtarëve serbë se në atë rast, ata do të kërkojnë involvim të Rusisë. Si e shihni ju këtë situatë?
Grigorev: Kosova dhe Serbia dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së dhe duhet të mësojnë se si të operojnë brenda kornizës së BE-së. Në këtë kontekst, udhëheqja aktuale e BE-sëpër këtë proces është efikase në mënyrë perfekte, veçanërisht nëse përmirësohet në mënyrën që e përshkrova më herët. Shtetet e Bashkara plotësisht e mbështesin procesin e udhëhequr nga BE-ja. Besoj se shprehja e mbështetjes së Rusisë për procesin e udhëhequr nga BE-ja, vetëm mund të jetë e mirëseradhur.
Kosova është i vetmi vend në Ballkan pa liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Njëri prej kushteve kryesore është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Por, për këtë çështje, partitë politike në Kosovë janë thellësisht në përçara… Ju e keni vizituar Kosovën dhe a shihni ndonjëzgjidhjeje të këtij mospajtimi?
Grigorev: Kjo është çështje shumë e rëndësishme për Kosovën. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë pa qasje të lirë pa viza për shtetasit e vet, që janë shqiptarë, serbë ose të tjerë. Njëherësh, popullata e Kosovës mund të jetë njëra prej më të lidhurave me Evropën Perëndimore. Me gjasë, çdo shtetas i Kosovës është i lidhur nëpërmjet lidhjeve të shumëfishta familjare me të afërmit në hapësirën Schengen. Zgjidhja për këtë çështje është urgjente dhe duhet të gjendet.
Gjatë qëndirmit tim në Prishtinë, më herët këtë muaj, i kam dëgjuar pak ide se si të zgjidhet kjo çështje. Sikur në dialogun me Serbinë, kjo po ashtu, kërkon marrëveshje me opozitën. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se atmosfera aktuale e armiqësive politike në Prishtinë, është helumese dhe e parandalon një zgjidhje të suksesshme të probleme më të rëndësishme kombëtare. Pjekuria politike është treguar në Kosovë në shumë raste. Është koha që kjo të tregohet përsëri. Mënyra për të dalur nga kjo rrugë pa krye politike duhet të gjendet sa më shpejtë që të jetë e mundur, me qëllim që vendi të lëvizë përpara.
BE-ja në anën tjtër, duhet të ketë pamje të re më serioze në këtë çështje, po ashtu. Është në interesat e BE-së, që Kosova të mos mbetet prapa. Duke e lënë Kosovën të izoluar, është e rrezikshme në shumë nivele. Lidershipi është arti që dikush tjetër të bëjë atë që ju dëshironi që të bëhet.
Të shpresojmë se vitit 2018 do të sjellë zgjidhje të problemeve, për të cilat folëm. Kosovës i duhet ta lirojë gjithë kapacitetin e saj për t’u marrë me çështje shumë më të vështira dhe ekzistenciale, situata socio-ekonomike, zhvillimi, papunësia dhe afrimi me Evropën. Liderët e mëdhenj e sjellin popullin e tyre nga aty ku ata janë, atje ku ata nuk kanë qenë!